Kur vjeshta zbret në Luginën e Bogës…

November 13, 2019 || views

Kur merr rugën për të bërë një udhëtim në Theth, natyrisht që ke përpara shumë bukuri të tjera natyrore. Lugina e Bogës, ose Porta e Alpeve Shqiptare, është njëra prej tyre. Sot, rruga nga Kopliku nëpër Luginën e Bogës e deri në Qafë Thorë, është asfaltuar dhe gjarpërimi i asfaltit të zi përmes të kuqes portokalle të aheveve, blireve, e pemëve të tjera që formojnë peizazhin vjeshtor këtyre anëve, duket si një fjongo e bukur. Pak pa shkuar në Qafë, kanë ndërtuar edhe një ballkon të bukur me xham (pse të mos ishte vetëm me dru?) për të shijuar panoramën që hapet sa të ha syri dhe të mbush gjoksin me ajër e me kënaqësi po aq të pamatë sa shtrirja e luginës. Ndonëse rrugën e ke bërë me lëvizje koke njëqindetetëdhjetëgradëshe, për të mos humbur asnjë gjeth të ndezur e asnjë pamje magjike në të dyja krahët, e kupton se ke parë shumë pak, ose gjithçka ke parë deri tani, ka qenë vetëm një aperitiv, për festën e mëvonshme të syve e të mendjes, që do të kesh mundësi të shijosh në Theth. 

Për më shumë foto, kliko këtu: