Kroçera “Amera” me 752 turistë mbërrin në portin e Durrësit
November 6, 2019 || views
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ – Në portin e Durrësit u ankorua sot kroçera “Amera” me 752 turistë në bord.
Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” pjesa më e madhe e turistëve janë nga Gjermania, 644 udhëtarë gjithsej; 86 të tjerë nga Luksemburgu, ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga Zvicra, Austria, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Italia, SHBA dhe Kanadaja.
Turistët e huaj u nisën të organizuar me autobusë drejt qyteteve të Tiranës dhe Krujës, ndërsa një pjesë tjetër do të qëndrojë në Durrës për të vizituar qendrat muzeale dhe arkeologjike.
Anija turistike me gjatësi 204 metra lundroi gjatë natës së kaluar nga ishulli Santorini (Greqi) dhe u ankorua sot rreth orës 7.30 në kalatën 5 të portit më të madh të vendit./k.s/ /a.g/
Burimi: ATA