Kristale të zmadhuara bore – dizenjo perfekte që s`mund t`i arrijë asnjë talent grafik

December 6, 2019 || views

Një nga mrekullitë e vërteta të botës janë kristalet e dëborës, dizajne të imta të bëra prej akulli, të cilat janë kaq individuale, unike e të hollësishme, aq edhe spektakolare sa është e vështirë të kuptohen se ato janë krijuar natyrshëm dhe nuk vijnë nga thellësia e imagjinatave tona.

Fotografi Alexey Kljatov ka një talent të veçantë për të fiksuar përgjithmonë jetën e shkurtër të këtyre krijimeve të mrekullueshme prej akulli, që janë jo vetëm unike por edhe të panumërta. Ai ka publikuar shumë nga fotot e tij të dëborës në Flickr. Kljatov thotë, “Unë kap kristale-flokë dëbore në ballkonin e hapur të shtëpisë time, kryesisht në sipërfaqen e qelqit, të ndriçuar nga një elektrik dore LED nga ana e kundërt e xhamit, dhe ndonjëherë në dritë natyrale, duke përdorur pëlhura leshi të errëta si sfond.”

   

Është një pamje mjaft qetësuese për sytë, që përveçse të kënaq, të lë edhe gojëhapur, se sa e aftë është natyra të na mrekullojë me kryeveprat e saj.

 

Këtu janë disa nga punimet e tij mbresëlënëse:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi i artikullit:

https://www.treehugger.com/natural-sciences/macro-photos-snowflakes-show-impossibly-perfect-designs.html?fbclid=IwAR2r_LEn8h_jIGV9BGkGtSXTYhhKWZteJZn3m4G-mDki2tXamZsq0ZQzkeY