Konferenca “Zonjat e Turizmit Shqiptar” krijon Aleancën Globale të Turizmit në Shqipëri

April 25, 2024 || views

Mirilda Tili

Konferenca treditore “Zonjat e Turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”,
mbajtur në Diamma Resort, Conference & SPA në Golem, Kavajë, sapo ka ulur siparin e saj, duke shënuar një ngjarje të re në hapësirën mbarëshqiptare të komunitetit të turizmit dhe duke rrokur në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet por dhe problemet që hasin zonjat që kontribuojnë në këtë sektor. Suksese, arritje, sfida, ide, sipërmarrje, vështirësi dhe vizion. Këto ishin ngjyrat e konferencës treditore “Zonjat e Turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”, mbajtur në Diamma Resort, Conference & SPA në Golem, Kavajë, të thirrur nga Albanian Excellence & Travel Magazine, në kuadrin e Turizëm Grand Excellence.

Përmbajtja e konferencës, vlerë dhe profesionalizëm

Një konferencë që bëri bashkë rreth 100 zonja të cilat kanë përqendruar energjitë e tyre në turizëm dhe në sektorët mbështetës. Kjo konferencë konsiderohet një ngjarje që vendos standarde të reja dhe lobim të nivelit të lartë të sfidave që vijnë në këtë sektor dhe që kanë nevojë të orinetohen dhe të marrin zgjidhje.

Forcimi i zërit dhe i radhëve të sipërmarrësve në turizëm në një grupim sa më të madh, po kthehet në në një çështje jetike.

Pas bujqësisë që është zëri i parë i zhvillimit ekonomik në Shqiëpri, turizmi është zëri i dytë i cili duhet të konsiderohet jo vetëm  nga sipërmarrësit, të cilët vendosen përballë presionit të numrave vetëm në rritje të vizitorëve, por edhe të qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

Konferenca filloi me mbrëmjen gala ku zonjat që kanë shënuar risi, cilësi dhe standard, u vlerësuan me çertifikata nderimi. Atmosfera e krijuar e vlerësimit të arritjeve të tyre ishte sa miqësore aq edhe e hareshme.

Konferencën e përshëndeti me praninë e saj Zv/Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj Vilma Bello, e cila theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes absolute të zonjave që kontribuojnë në turizëm, deputetja Pranvera Resulaj, që iu bashkua sallonit të politikbërjes, Kryetarja e Unionit të Bashkive të Rajonit znj Andriola Kambo e cila shtjelloi dobinë e bashkëpunimit mes bashkive turistike, si dhe personalitete të tjera të pushtetit qendror dhe vendor.

Turizmi është padyshim sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, i lidhur ngushtë me shumë sektorë të tjerë dhe duhet që aq sa është i rëndësishëm ai, po  aq të rëndësishëm të jeni edhe ju zonja, si aktore të tij.

Maratonë panelesh u mbajtën në datën 20 Prill, të thirrura si sallone diskutimi, nga salloni i Agroturizmit dhe Turizmit Rural, tek ai i Turizmit Dentar, të Medias, ai i Politikbërjes për turizmin, agjencitë e udhëtimit apo edhe Logjistika Turistike, Edukimi Profesional dhe Trashëgimia Kulturore. Ishin të gjitha sallone që bënë bashkë në panele dhe audiencë përfaqësuesueset më me ekperiencë të secilës prej tyre dhe me shqetësimet e ngritura dhe me rekomandimet e bëra, çojnë në një përgatije më të mirë për të pritur turistët në këtë sezon që po vjen, i cili sipas pritshëmrimeve do t`i kalojë mbi 10 milionë vizitorë.

Krijohet Aleanca Globale e Zonjave të Turizmit Shqiptar

Krijimi i Aleancës Globale të Zonjave të Turizmit Shqiptar, ishte një tjetër gur themeli i vendosur dhe firmosur nga zonjat e turizmit. Nënshkrimi i deklaratës u bë gjatë seancave në Diamma Resort, Conference & SPA. Kjo ngjarje është hapi i parë drejt një procesi konsolidues të zërit femëror në sektorin e turizmit, me qëllimin për ta kthyer atë në faktor të rëndësishëm me peshë të barabartë, duke ndarë së bashku idetë, mendimet, përvojat, problematikat dhe propozimet për zgjidhje për çdo sektor të madh e të vogël ku kontribuojnë zonjat e turizmit.

Në të 11 sallonet e ngritura me kujdes dhe me përfaqësuese të denja të sektorëve, u vu qartë në dukje se zhvillimi i Shqipërisë turistike bëhet vetëm në rast se sipërmarrja, në të gjitha fushat, makro dhe mikro, të mbështetet me infrasturkturë mbështetëse, nga bashkitë e komunat si dhe me vendimet dhe mbështetjet ligjore dhe vizionare që duhet të bëjë qeveria. Por në këtë rast, kur ndodhemi përballë numrave vetëm në rritje, pamundësisë për të ofruar shërbime cilësore për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, apo edhe mungesës së infrastrukturës, rrugë cilësore, ujit të rrjedhshëm pa ndërprerje, apo edhe me një sistemi shpërndarjeje të energjisë elektrike, pa sjellë probleme për shkak të mungesës së saj, sfidat e sipërmarrëseve bëhen edhe më të mëdha.

Nga ana tjetër promovimi i Shqipërisë për një turizëm tërheqës por të lirë, ka sjellë edhe një tjetër problem të madh mes fluksit të turistëve dhe faktit se këta turistë nuk shpenzojnë për qëndrimin e tyre në vendin tonë.

Po kështu konferenca ndërkombëtare e zonjave në turizëm, nxorri në pah nevojën e bashkimit të forcave dhe sinergjsë që i gjithë sektori apo edhe sektoret mbështetëse të jenë të bashkuar për të lobuar dhe ngritur zërin.

Nderohen “Zonjat që bëjnë Shqipërinë Turistike”

Zonjat me përvojë të gjatë e kontribute të vyera në turizëm ose në sektorët mbështetës, zonja me personalitet të spikatur që janë kthyer sot në ikona të turizmit por edhe zonja të reja që kanë vendosur të ofrohen për ta çuar më tej turizmin në Shqipëri, u nderuan me titullin “Zonjë që bën Shqipërinë Turistike” Natyrisht ishte e pamundur për t`i ftuar të gjitha ato zonja nga e gjithë Shqipëria por nën këtë simbolikë mund të përmendim emra si  Diella Loshi “Trëndafili Mistik -Te Diella”, Klodiana Toptani nga Kalaja e Tiranës, Figalia Kallojeri nga Hotel Epirus Sarandë, Alma Lato nga Hotel Oasis Sarandë, Alma Spathara nga Hotel Castle Park Berat, Valentina Avrami Kokëdhima nga Hotel Valta – Qeparo, Anila Kokomani nga  Kokomani Winery, Elsa Baltëza nga Beba Cosmetics Durrës, Linda Buzo nga Hotel Orange Dhërmi, Diela Ana Preka nga Anna Tours apo Birjana Skuqi nga Hani i Çetës Kavajë, që çelën portën e këtij panteoni, të cilit do t`i shtohen plot emra të tjerë në të ardhmen.

 

Konferenca, një udhëtim i bukur mes shijeve dhe kulturës shqiptare

Për të krijuar një përvojë sa më unike dhe sa më të pasur, konferenca u konceptua edhe si një udhëtim i bukur mes shijeve të gastronomisë shqiptare, kulturës dhe artit, duke sjellë momente të veçanta, që zbukuruan të gjitha ditët e saj.

Ceremonia e mirëseardhjes, u “gostit” me pijen tradicionale nga duart e Anila Kokomanit, “verë e ëmbël me karafil”, që e zonja e ofron në kantinën e saj për vizitorët.

Një moment tjetër i bukur i hapjes së ceremonisë ishte edhe “Shijimi i vajit të ullirit” një nga turet më të njohura që u ofrohen sot turistëve, sjellë në Diamma Resort nga Silvana Subashi, administratore e Subashi Olive Oil, që bashkë më shijimin e vajit solli edhe historinë e ullinjve të Shqipërisë.

Eventi u pasua nga një sfilatë shumë e veçantë, me veshje të punuara më dorë, ideuar e stiluar nga Joni Braho e Handmade by Love.al  dhe punuar nga zonja nga të gjitha zonat e Shqipërisë, që u duartrokit fort nga zonjat e ftuara dhe shtoi një tis elegant në tonet e konferencës.

Në ditën e dytë të Konferencës gjatë drekës së pasur me gatimet e Diamma Resort, u ofrua edhe një tur degustimi vere, ofruar nga Kantina Duka nën performancën e të vetmes someliere shqiptare, Entela Cenko, e cila nga bashkëpunim me nutricionisten Hyrida Basha, shpjeguan rëndësinë e madhe të kombinimit të duhur të verës me ushqimin e shëndetsëm.

Gjatë zhvillimit të konferencës, zonjave të pranishme iu ofruan vizita okulistike falas nga Ital Optik, si një shërbim plus dhe një zbritje prej 30% për çdo shërbim tjetër të kërkuar gjatë kohës që zhvillohej konferenca.

Dy momente kulminante pranë mbylljes së konferencës, ishin performanca e sopranos Eva Golemi, e cila interpretoi “accapela” një copëz të këngës “Luleborë”, duke sjellë emocione të papërshkrueshme në sallë dhe Luljeta Dano, si pjesë e panelit të trashëgimisë, që solli ne mjediset e konferencës, veprën të cilës tashmë i ka kushtuar gjithë energjitë e saj; Xhubletën, duke I shtuar vlera të padiskutueshme jo vetëm panelit të trashëgimisë port ë gjithë konferencës.

Dita e dytë konferencës u mbyll me një darkë në AVRA restorant, pranë Harmonia Hotels Group, e cila gjithashtu ishte një paradë e gastronomisë modern shqiptare, ofruar mjeshtërisht nga stafi I përkushtuar i AVRA-s.

Dita e fundit nisi me një ngjarje të këndshme, sa njerëzore, aq edhe artistike; promovimin e librit të Antoneta Nushit “Vetëm dashuria mbetet”, si një moment shpirtëror i nevojshëm, për të kuptuar përmes autores se jeta nuk është teatër që luhet në skenë disa herë por një udhëtim që bëhet vetëm një herë dhe pa prova.

Aktiviteti u mbyll me një drekë tradicionale tek Hani i Çetës në Kavajë, ku Birjana Skuqi, njëra nga zonjat e pranishme në konferencë, mendoi t`u ofronte zonjave një tjetër udhëtim në shijet e gastronomisë lokale të Kavajës, përmes gatimeve të veçanta me bazë traditën.

Gjatë të gjitha ditëve të eventit zonjat patën mundësi të shijojnë zërin e mrekullueshëm të Frederik Ndocit, i cili performoi “live” një repertor të pasur muzikor.

Për të krijuar një kujtim të bukur,  e të paharrueshëm, për zonjat që konfirmuan pjesëmarrjen në konferencë, editorja e Albanian Excellence Blerina Berberi, krijoi një kolazh me fotot e të gjitha zonjave, i cili i luajt gjatë të gjithë eventit në videoprojektorin e skenës. Dhe për t`i dhënë vlerë absolute kësaj pjesëmarrjeje, dhe për të dokumentuar prezencën e tyre, të gjitha zonjat u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.

Konferenca u  zhvillua nën një atmosferë miqësore, me muzikë, surpriza, degustime, infomracion, sfilada, të kuruara me aq shumë mjeshtëri nga Flora Nikolla, themeluese e Albanian Excellence dhe Flora Xhemani Baba drejtuese e Travel Magazine Balkans.

Faleminderit zonjave që u bashkuan dhe atyre që nuk mundën dot ta linin vendin e punës, faleminderit atyre që na mbështetën për këtë organizim të rëndësishëm:

Diamma Resort Konference & SPA

Albandent Group
Beba Cosmetic

Class Clean
Elite Travel Group
Gjergji H Tekstil
Uji Bora
Ital Optik
Kantina Duka
Harmonia Hotels Group