Kisha e “Shen Gjergjit” ne Libofshe, aty ku besimi dhe arkitektura ju therrasin

November 3, 2022 || views

Kisha e Shën Gjergjit, Libofshë.

 

Është kisha më e vjetër e Libofshës, një ndër më të vjetrat në Fier dhe jo vetëm. Daton në vitin 1776.

 

Është aq e bukur nga ana arkitekturore dhe afresket, sa është futur në pasuritë e rralla të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Afresket janë vepër artistike e at e bir, Kostandin dhe Tërpo Zografi.

 

Kisha e Shën Gjergjit të Libofshës është një nga ndalesat e bukura në intinerarin e rrugëve të besimit në Fier.