Kelmendi tanimë identifikohet me “Djathin Mishavina të Bjeshkëve të Kelmendit”

January 27, 2023 || views

📌Me datë 25 janar në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u organizua eventi për prezantimin e produkteve të para të cerfikikuara për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar, duke rritur vlerën e tyre dhe fuqizuar prodhuesin shqiptar.

Katër produktet e para janë:

1. Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit;
2. Mjalti i Bedunicës;
3. Djathi i ziem i Veleçikut;
4. Djathi i dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës.

Këto 4 produkte janë sot të mbrojtura dhe të certifikuara, duke hapur kështu rrugën drejt tregut dhe duke pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin rural.

Siç u shpreh edhe ministrja Krifca, pas një finalizimi të një pune të gjatë dokumentuese, tanimë kemi shtruar rrugën për të gjithë prodhuesit shqiptarë që t’i vlerësohet edhe më shumë mundi dhe puna për të prodhuar ekselenca autoktone e të traditës nga të gjitha krahinat, përmes certifikimit.

Certifikimi u krye në praninë e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Frida Krifca dhe Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë Z. Peter Zingraf.

VIS Albania shprehen se: Jemi krenarë për kontributin e dhënë ndër vite për këtë rezultat të arritur, i cili i ka fillesat që nga viti 2012 kur çdo gjë filloi nga përkushtimi i Pier Paolo Ambrosi për njohjen e Mishavinës, si një vlerë e shtuar për zonën e Kelmendit dhe si një trashëgimi për mos t’u humbur.

Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AICS Tirana – Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Slow Food International, Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) jemi të lumtur për këtë arritje të finalizuar me sukses! 🤝

Mishavina e Bjeshkëve të Kelmendit tashmë është pjesë e Arka e Shijes (Ark of Taste), Presidio Slow Food dhe së fundmi e Mbrojtur dhe e Certifikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kelmendi tanimë identifikohet me “Djathin Mishavina të Bjeshkëve të Kelmendit”.

#produktelokale #mishavina #treguesgjeografik #produkteautoktone #produktetradicionale