Kalaja e Drishtit, destinacioni që i shtohet listës së udhëtimeve tuaja në Shkodër
September 15, 2022 || views
Është prezantuar për banorët e Drishtit, në njësinë administrative Postribë projekti i “Rijetëzimit dhe përmirësimit të vlerave të Kalasë së Drishtit” duke shtuar kështu një tjetër atraksion në paketën turistike të Bashkisë së Shkodrës.
Kalaja e Drishtit (Drivastum) së shpejti do të jetë protagoniste e një ndërhyrjeje për rikualifikimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave të një prej vendbanimeve më të vjetra në Shqipëri.
Bashkia Shkodër me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes studios Atelie 4 po planifikon së shpejti investimin në një prej zonave më me rëndësi për sa i përket historisë dhe trashëgimisë, duke e rikthyer Kalanë e Drishtit në një prej pikave më atraktive për turistët e vizitorët.
• Rivitalizimi i zonës së Kalasë së Drishtit;
• Evidentimi dhe përforcimi i gjurmëve historike;
• Restaurimi dhe rijetëzimi i objekteve dhe hapsirave të banuara brenda Kalasë;
• Kthimi i lagjes së banuar në gjëndje funksionale dhe tërheqëse për turistët;
Projekti do ta kthejnë zonën në një destinacion të mirëfilltë turistik duke rritur numrin e vizitorëve e duke ndikuar në zhvillimin social ekonomik të banorëve.