Instalacioni i artistit Genti Korini përuroi projektin “Pavijoni”, arti në institucionet publike
January 25, 2020 || views
Nga Adela Alla
TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Instalacioni “Finj-I Huaj-Fqinj”, nga artisti Genti Korini, përuroi sot projektin e Ministrisë së Kulturës “Pavijoni”, i cili sjellë artin në institucionet publike. Ky instalacion do të qëndroi i hapur për publikun në hollin e Ministrisë së Kulturës.
Ky projekt gjatë gjithë vitit do të prezantojmë katër projekte, të cilat do sjellin art në institucionet publike por gjithashtu do të gjenerojnë dhe debate të frytshme mbi artin.
“Gjithnjë kam dashur, që kjo hapësirë, ku sot ndodhet Ministria e Kulturës, të kthehej në një pol artistik, për ta zhvendosur disi vëmendjen nga qendra. Jam e kënaqur, që ia kemi nisur kësaj rruge, pikërisht me instalacionin “Finj-I Huaj-Fqinj”, nga artisti Genti Korini, i cili përuron edhe “Pavijonin-artin në institucionet publike”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Maragariti.
Ajo shton se, “përgjatë gjithë vitit do të prezantojmë katër projekte, të cilat shpresojmë që jo vetëm t’i qasen idesë sonë për hapjen e institucionit, por edhe të gjenerojë debate të frytshme mbi artin dhe bashkepunimin mes tonë”.
Ky projekt synon promovimin dhe zhvillimin e artit në hapësirat e institucioneve publike shqiptare, me qëllim përfshirjen dhe aktivizimit e artistëve bashkëkohorë lokalë./ATSH