Holandezët interes të veçantë për Shqipërinë në panarin e turizmit në Amsterdam

January 15, 2020 || views

Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, 14 janar/ATSH/- Holandezët kanë treguar interes të veçantë për Shqipërinë, në stendën e “TravellingAlbania.com” e cila mori pjesë në panairin e turizmit në Amsterdam, Beurs van Berlage.

Ambasada e Shqipërisë në Holandë, bën të ditur se “ishte fantastike të shihje se si holandezët treguan një interes të vërtetë për të njohur Shqipërinë më afër dhe për ta vizituar atë. Gjatë dy ditëve, mbi 120 persona na dhanë e-mail dhe kërkuan më shumë informacion, ndërsa rezervuan menjëherë disa udhëtime në Shqipëri”.

Sipas ambasadës, disa nga udhëtimet: “Gjurmët e shtetit komunist” dhe “Perlat e Bregut Perëndimor”, ishin ndër të preferuarat.

Prezantimi i titulluar “Shqipëria, perla e fshehur e Europës” u ndoq nga rreth 50 vetë dhe ishte prekëse të shikoje mënyrën sesi edhe studentët nga Studimet Ndërkombëtare të Biznesit (MBORIjnland) që ndihmuan me organizimin dhe marketingun, treguan se e duan Shqipërinë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar./k.s/