Hajde për gjelin e detit dhe qëndro për natyrën në Agroturizëm Via Egnatia
February 13, 2025 || views
Në zemër të Shqipërisë, pranë qytetit të Peqinit, ndodhet një oaz i vërtetë! Agroturizmi që ofron një përvojë të pasur dhe autentike për ata që kërkojnë të zbulojnë natyrën, traditat dhe ushqimin e shijshëm të vendit. Ky resort unik është i vendosur në një zonë të mrekullueshme rrethuar me kodra të gjelbra, ku tradita e fermave dhe mikpritja shqiptare janë në qendër të përvojës.
Një nga karakteristikat më të dallueshme të këtij vendi është që të gjitha ushqimet ofrohen nga ferma që është ndërtuar pikërisht për të siguruar freskinë dhe organikën. Ushqimi i shijshëm dhe i freskët vjen direkt nga toka dhe kafshët që rriten me kujdes dhe dashuri. Pulat, gjelat, lopët dhe shpendet janë pjesë e fermës, dhe jo vetëm që ofrohen për konsum, por një pjesë e tyre janë gjithashtu në shitje për ata që duan të marrin produktet më të freskëta. Me këtë sistem, vizitorët mund të shijojnë gatime tradicionale shqiptare, si dhe të blejnë mishin, bylmetin dhe vaj direkt nga marketi i vogël i hapur në këtë kompleks që është sa fshati vetë dhe me cilësi shërbimi si resort me 5 yje.
Një tjetër pikë interesante është baxho dhe kantina, ku prodhohet raki dhe pije të tjera të mbushura me traditë dhe histori. Aty mund të shijoni prodhime vendase, të bëra me dashuri dhe kujdes nga fermerët e zonës. Këto produktet e bëra në shtëpi janë të njohura për shijen dhe cilësinë e tyre. Magazinat e mbushura me raki janë një mundësi për ata që kërkojnë t’i sjellin shtëpisë një shishe të këtij produkti unik.
Për familjarët dhe vizitorët e rinj, ky vend ofron mundësi për të kaluar një ditë të paharrueshme. Fëmijët mund të shijojnë një ekskursion të veçantë duke parë kuajt, lepujt dhe shumë kafshë të tjera të fermës. Ky është një vend ku ata mund të mësojnë për natyrën dhe jetën rurale në një mënyrë të argëtueshme dhe edukative. Ka gjithashtu mundësi për t ’u relaksuar dhe shijuar natyrën
duke bërë një shëtitje të qetë në shtegun turistik që shtrihet përgjatë kodrave. Ky shteg mund të bëhet në këmbë ose me kuaj, për të njohur më mirë peizazhin dhe për të shijuar ajrin e pastër të fushës.
Në zhvillim e sipër janë tunelet që po ndërtohen për të krijuar kantina të tjera dhe një klub rinor, i cili do të jetë një hapësirë ideale për të rinjtë që kërkojnë argëtim dhe aktivitete sociale me qëllimin që të ofrojë mundësi për ta që të kalojnë kohën së bashku, duke u angazhuar në aktivitete dhe duke shijuar natyrën përreth.
E nëse jeni duke e vizituar këtë vend gjatë dhjetorit, përfitoni nga “ tregu i gjelave të detit ” më i famshëm në Shqipëri, sepse përveç të gjithë shpendëve e kafshëve të tjera, në fermë rriten edhe gjelat e famshëm që janë jo vetëm simboli I festave të fundvitit por edhe krenaria e Peqinit.
Ky resort agroturistik është një vend i mrekullueshëm për ata që duan të përjetojnë një pjesë të traditës dhe jetës rurale shqiptare, duke shijuar ushqime të freskëta, duke u relaksuar në natyrë dhe duke mësuar për kulturën dhe historinë e vendit. Via Egnatia është një destinacion i veçantë për ata që kërkojnë një udhëtim të paharrueshëm në Shqipërinë rurale, dhe ky agroturizëm është një hapësirë që ofron gjithçka për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë autentike dhe të pasur.