Guri që “orienton” turistët drejt bukurive të rralla të Valbonës! (Foto)

November 13, 2022 || views

Pamjet që vijnë nga Parku Kombëtar i Valbonës janë vërtet mahnitëse.

 

Alpet dhe bukuritë e rralla të natyrës po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

 

Por në një nga rrugët që të çon në majat e larta e të thepisura gjendet edhe një gur orientues, si me gishtat e dorës, i cili duket sikur tregon edhe sekretet e natyrës.

 

Me një sipërfaqe prej 8,000 ha, Valbona është perla e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të Bajram Currit.

 

Ajo shtrihet në mes të majave të larta malore dhe është një festival i ngjyrave dhe kontrasteve.

 

Biodiversiteti i saj e bën këtë park një atraksion të mrekullueshëm turistik. Fshati i Valbonës është pika qendrore e parkut.

 

Konfigurimi i parkut, hidrologjia, pyjet, lule, vendbanimet karakteristike dhe mikpritja e njerëzve të saj e bëjnë Luginën Valbona një vend ideal për t’u vizituar.

 

Lugina e Valbones është një zonë shumë popullore e frekuentuar nga turistët. Ata mund të gjejnë strehim në shumë shtëpi pritjeje të cilat janë të vendosura në këtë zonë.