Global Albanian Gastronomy Festival – Produktet “Made in Albania” shtrojnë sofrën në Berlin

October 4, 2024 || views

Produktet ushqimore shqiptare, Made in Albania “pushtuan” Berlinin për dy ditë, ku 22 subjekte shqiptare prezantuan dhe promovuan traditat më të mira, duke njohur tregjet ndërkombëtare me cilësinë unike të produkteve të prodhuara me përkushtim e dashuri.

Ky panair u organizua nga Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare. Në të morën pjesë si përfaqësim jo vetëm produktet dhe prodhuesit tanë por edhe  kryeministri Edi Rama, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.

Panairi shënoi edhe nënshkrikm kontratash dhe bashkëpunimesh, ku edhe e pati si qëllim të vetin, dhe jo vetëm të  prezantonte me krenari produktet shqiptare të freskëta dhe autentike. Ky prezantim shënon edhe shtrimin e sofrës në arenën europiane dhe më gjerë.

Në panair morën pjesë 22 subjekte shqiptare që prezantojnë produktet “Made in Albania” për promovimin e traditave më të mira,.

Në hapjen e këtij panairi, arena shqiptare u prezantua edhe nga Kosova, ku në hapje të tij morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë, të suksesshme në gastronomi, si dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë.

 


Më shumë për GAG: këtu