Gjirokastra, qyteti i gurtë

November 27, 2022 || views

Gjirokastra është një qytet në jug të Shqipërisë, që në vitin 2005 është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

Është një qytet historik dhe vendoset mbi shpatet e luginës së lumit Drino, ka peizazh të mrekullueshëm dhe kufizohet nga male të larta.

 

Njihet si “Qyteti i një mijë shkallëve” dhe karakterizohet nga shtëpitë e stilit otoman me ҫati të gurta, me ballkone prej druri dhe me rrugë kalldrëmi. Kalaja historike e Gjirokastrës ndodhet në majë të një kodre. Gjirokastra ka një të kaluar të trazuar dhe ka qenë një qendër për pushtuesit fashistë italianë.

 

Historia e bukur e saj ka frymëzuar shumë artistë të krijojnë poezi, këngë, tregime, etj. Ky qytet i gurtë njihet sepse është një qendër e zhvillimit të turizmit në trashëgiminë kulturore. Në rrugicat me kalldrëme janë tregjet tradicionale që presin kalimtarët për t’i kthyer prapa në kohë. Më pas është kalaja e mrekullueshme e shek të XIII që të kujton kohën e sunduesve mesjetarë dhe kohët e komunizmit. Po ashtu shumë shtëpi karakteristike janë kthyer në bujtina për të mirëpritur udhëtarët dhe është një qytet shumë mikpritës.