Fundjava në Prizren – Mbahet edicioni i IX i Balkanfest
October 5, 2024 || views
Jo “Me tren për Prizëren”, por çdo mjet transporti tjetër që mundeni për të mos e humbr festivalin multietnik të këngëve tradicionale dhe foklorit, më 5 Tetor 2024, edicionin e IX të tijin.
Duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Shatërvan” e fillon defileu në qendër të Prizërenit. Festivali Multietnik “Balkanfest- Kosovë 2024, do të bëjë së bashku interpretues nga
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia e Mali i Zi.
Në orën 18:00 në “Kino Lumbardhi” do të fillojë pjesa kryesore e programit i cili organizohet nga Shoqata për Kulturë “Plejada” -Prizren.
Edicioni IX – “Festivali Multietnik BALKANFEST” ngjall shumë vëmendjen e publikut dhe do të tubojë interpretues nga të gjitha komunitetet e Kosovës , si dhe interpretues nga vendet e Ballkanit. Ky festival organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Drejtorisë së Kulturës në Prizren.
Prizëreni do të bëjë bashkë të gjithë Ballkanin, jo vetëm artistët që do të interpretojnë por edhe atë pjesën tjetër të shoqërisë që janë artdashësit.
Në këtë rast fundjava në Prizëren për një festival multietnik ballkanik, por edhe për një shëtitje në qytetin ku mund të ecësh anës lumit, të ngjitësh një kodër, vizitosh një kala dhe të shijosh histori.