Fundjava juaj në Razëm e ka emrin “Natyral Razma Resort”

February 9, 2020 || views

U bënë tashmë vite që ne ju rekomandojmë destinacione shqiptare, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim. Dhe një prej gjërave që theksojmë fort, nuk është më se ku të shkoni por qasja ndaj një destinacioni që mund të mos jetë i ri për ju. Pra si dhe pse duhet ta vizitoni një vend të caktuar. Njëjtë edhe për Razmën, një destinacion malor në qarkun e Shkodrës, që jua kemi ofruar me qindra herë.

Po si duhet ta vizitoni Razmën? Ne ju sugjerojmë nëpërmjet qëndrimit në Natyral Razma Resort.
Pse? Sepse është ajo që po kërkoni në një paketë të plotë pushimesh dimërore. Resort alpin, rrethuar nga natyrë e mrekullueshme, pajisur me pishinë të brendshme, sauna, ambiente të ngrohta ku oxhaku që mbretëron në krye të sallës, do t`ju japë ndjesinë e qëndrimit në kështjellë, dhomat janë të rehatshme e të ngrohta, pajisur me sende të përdorimit personal.

Restoranti ofron kuzhinë të zgjedhur, plotësuar me pije cilësore, çajra bimorë, produkte natyrale e pastërti absolute.

Pse akoma? Sepse është një copëz e vyer Shkodre në zemër të maleve, një vepër arti e krijuar me pasion prej dy njerëzve që dashurojnë jo vetëm punën e tyre por edhe vendin e tyre, Shkodrën. Arkitektura unike, zbukurohet me elementë të jetës qytetare shkodrane, kombinuar me elementët e nevojshëm të një resorti alpin.

Një muze në zemër të natyrës. Do t`ju shkruajmë pak më gjatë për Natyral Razma Resort por ndërkohë shijoni fotot dhe bëhuni gati për fundjavën se ditët kalojnë shpejt. From Razma with Love!