Fituesit e konkursit “Fotoja më e bukur e vjeshtës” nga Travel Magazine

December 1, 2020 || views

Më të pëlqyerat e konkursit  “Fotoja më e bukur e vjeshtës” nga Travel Magazine!

Tashmë konkursi i Travel Magazine në faqen e saj në Instagram po kthehet në traditë dhe po pëlqehet gjithmonë e nga më shumë ndjekës, duke e treguar këtë edhe më numrin e lartë të pjësemarrjes. Me qindra imazhe të ardhura në adresë të revistës, si fotot më të bukura të udhëtimetve të vjeshtës apo kujtime të lidhura me këtë stinë, renditën më shumë se 180 pjesëmarrës, në një garë të fortë për të qenë pjesë e dhjetë fotove më të pëlqyera.

Edhe pse për shkak të një mekanizmi jo të përkryer, ku fotoja më e bukur klasifikohet sipas numrit të pëlqimeve, pjesëmarrja e lartë dhe nxitja e shumë miqve për të klasifikuar secili foton e tij si më të mirën krijoi një dinamikë shumë të bukur gare dhe komunikimi, që ishte në të vërtetë edhe qëllimi kryesor i revistës

Fotot më të pëlqyera do të shpërblehen me çmime e dhurata, simbolika e të cilave është e lidhur me udhëtimet, për ta bërë garën më të bukur por edhe për të lidhur këto subjekte në një marrdhënie ndërvepruese dinamike e të natyrshme.

 

Për arsye të kërkesave shumë të mëdha për çmimin e romaneve, shtëpia botuese “Pegi” ofroi çmime shtesë dhe kështu edhe ne shtuam listën e fituesve.

Kështu çmimet fituese duke nisur nga i pari e deri tek i njëmbëdhjeti, janë si më poshtë:

1. Eljo Ramaj në profilin Albanian Zest. Një fundjavë në Shkreli Resort në Qafështamë

Linku i fotos

2. Françeska Murataj. Një fundjavë në Royal Hotel në Voskopojë

Linku i Fotos

3. Çeljeta Leskaj. Një udhëtim një-ditor në Reç me Dea Lines – Travel with Dea

Linku i Fotos

4. Elmir Breshani në profilin idc.eb. Dy koli me pije energjike nga Realmix Albania

Linku i fotos 

5. Xhuli Hysi. Pesë romane nga shtëpia botuese “Pegi”

Linku i fotos

6. Mateo Stani. Një çantë udhëtimi nga Crafting Albania

Linku i fotos 

7. Alma Mena ne profilin abi_fashionboy. Pesë romane për fëmijë nga “Shtëpia botuese “Pegi”

Linku i fotos

8. Kostandina Gjezo. Një set botimesh turistike nga Blue Editions”, ofruar nga Baba Bloggers

Linku i fotos 

9. Ardita Koçollari në profilin anartkocollari. Një karikues baterish nga +355 Mobile Albania

Linku i fotos

10. Jurgina Toshkollari ne profilin jurgin_a_ Një dhuratë nga argjendari Sol

Linku i fotos

11. Sonila Hyseni. Një furnizim të plotë me Fruta të thata  “Palma” për udhëtim ofruar nga Palma Nuts

Linku i Fotos 

Revista do të publikojë edhe fotot më të bukura pjesëmarrëse në konkurs, të përzgjedhura nga një staf profesionist, dhe ftuesi i këtyre fotove do të përzgjidhet nga Klubi “Discover Albania” dhe si dhuratë do të udhëtojë një fundjavë me Klubin.

 

Një falënderim të përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit dhe për bashkëpuntorët tanë, që me dhuratat e tyre e bënë kët konkurs më të këndshëm!