Ferma Ekosociale “Ana e Malit”, risia e agroturizmit Shqiptar
August 6, 2019 || views
Ferma Eko-Sociale Ana e Malit është një sipërmarrje sociale, e cila synon të ketë ndikim të dyfishtë, ndikim në mjedis dhe social. Ajo afron më afër njerëzit me natyrën, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore në natyrë dhe punësimin e personava me aftësi të ulëta kontraktimi. Eshtë një nga tre projektet fituese në konkursin Ideve të Gjelbërta, konkurs i përvitshëm i organizuar nga Partnerët Shqipëri. Falë angazhimit së organizatës The Door dhe të partnerëve të saj, unë nuk jam i vetëm në këtë projekt. Për më shumë ju ftoj të lexoni dhe të njiheni me ketë fermë, e cila është e para në llojin e saj në vendin tonë.
Atraksionet e Fermës
- Ngjitje në Malin e Taraboshit si dhe në fshatrat e sipërm
- të Anës së Malit si Muriq, Krebaj, Kravar e në fshatin kufitar të Vithgarit.
- Çiklizëm malor në rrugët e shtigjet e zonës.
- Plazh në lumin Buna, aty mund të shkoni me biçikletë apo
në këmbë. - Akomodimi me çadra në natyrë të hapur, organizimi i grilave familjare.
- Shëtitje me gomar, kujdesi ndaj kafshëve, shpendëve
dhe bimësisë së fermës. - Vizite në muzeun e historiko-etnografik, pranë gjimnazit
- Oblikë, muzeut të ngritur nga Ruzhdi Poda dhe Isa Meti.
- Shëtitje me varkë, skafe dhe anije në lumejt Buna e Drin dhe në Liqenin e Shkodrës me mjetet e ludrimit të menaxhuara nga “Vëllezërit VATAKSI.
Atraksionet të tjera Me Biçiklete
- Shëtitje dhe Vizitë në Kalanë Rozafa.
- Shëtitje buze Liqenit të Shkodrës, Shirokë dhe Zogaj.
- Shëtitje brigjeve dhe rrugëve në krah të lumejve Buna, Drini dhe Kir.
- Shëtitje me biçikletë në rrugën e biçikletave “Jetoje Lumin” në zonën e Dajçit.
- Shëtitje me bicikletë në qytetin e Shkodrës, vizitë në muzeun e fotografisë MARUBI, Muzeun Historik, Xhaminë e Plumbit, Muzeun e Kujtesës, Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit etj.
Disa nga aktivitetet e planifikuara në fermë gjatë vitit 2017
- Janar Marshimi i përvitshëm për në Tarabosh- edicioni i 6-të Fundjaven e dytë e Janarit me pjesëmarrjen e grupeve
rinore nga vendi ynë, Kosova dhe Mali i zi. - Mars Hapja e sezonit turistik Organizimi i vizitave për vogelushët e kopshteve
dhe nxënësve të shkollave. - Prill Java e peshkut të kubles Gatimi i peshkut të kublës
- Prill Lojra Popullore Fest- edicioni 9-të Me pjesëmarrjen e trupave rinore nga vendi ynë
dhe nga vendet fqinjë. - Qershor Festimi i festës së fëmijëve Me pjesëmarrjen e fëmijeve nga kopshtet e qytetit
dhe të zonës përreth. - Korrik -Gusht Kampingu i vullnetareve Me pjesëmarrjen e të rinjve nga zona dhe vendi ynë,
angazhimi me punë vullnetare. - Gusht Festa e rinisë Mbrëmje rinore
- Shtator Teater social Shfaqje artiste të rinj, kllounë
- Tetor Festa e Shegës Feste lokale dedikuar frutit të Shegës
- Tetor Java e Qefullit Gatimi i peshkut te qefullit
- Nentor Festa e gjeshtenjes Feste lokale dedikuar frutit te geshtenjes
- Nentor Java e Gjucës Gatimi i peshkut të Gjuces
- Dhjetor Të fala nga Ferma Me pjesëmarrjen e fëmijeve nga kopshtet e qytetit
dhe të zonave Rurale të Bashkisë Shkodër. - Dhjetor Java e pirjes së verës Shërbehen verë dhe verë e ngrohte me ushqime
të gatuara me produkte lokale.