Etno Fest mbërrin në Sarandë në pikun e sezonit turistik

August 3, 2023 || views

Në kulmin e sezonit turistik Etno Fest ka mbërritur në Sarandë.

Punimet artizanale nga trojet shqiptare janë shfaqur këto ditë për publikun në Sarandë. Vizitorët vendas dhe të huaj kanë mundësi të njihen me objektet artistike të edicionit të radhës të Etno Fest.

Për 9 ditë radhazi në stendat e panairit do të ekspozohen punime të mjeshtërisë artizanale, vepra të artistëve vendas, rite të vjetra shqiptare, ndërsa nuk do të mungojnë këngët dhe vallet tradicionale.

“Ky aktivitet është një etnomozaik dhe bën së bashku rreth 40 artizan zejtar piktor skulptor të gjithë së bashku ,për të promovuar trashgiminë kulturore duke qenë dhe një produkt turistik i shtuar për qytetin e bukur të Sarandës”- tha Eneida Çobani, organizatore.

Etno fest Saranda organizohet disa ditë pikërisht në qytetin e bukur të Sarandës ku bën të gjithë së bashku valltarë, këngëtarë, artizanë, piktorë, skulptorë për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare, janë nga të gjitha trevat jo vetëm brenda shqipërisë por edhe nga të gjitha trevat shqipfolëse, janë të gjithë së bashku në Sarandë gjatë këtij sezonit të verës disa ditë.”

Artani ka mbërritur nga Shkodra, për të ekspozuar qeleshen, punimin e së cilës familja e tij e ka mjeshtëri të trashëguar nder breza.

“Unë jam Artan Bilani nga Shkodra, jemi këtu për prodhimin e qeleshes i cili është punim artizanal i Shkodrës, e kemi trashëgimi prej disa brezash prodhimin e qeleshes ,dhe kemi qejf për ta ruajtur traditën edhe për breza të tjerë për qeleshen ,sepse është autoktone shqiptare

Kanë shumë interes dhe duan të dinë sesi punohet dhe sesi bëhet, këtu në këtë panair kemi dhënë vetëm aktivitetin për mënyrën e bërjes”- tha ai.

Panairi i kushtuar trashëgimisë kulturore po vizitohet edhe nga të huajit, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin kulturën autentike shqiptare.

“Më pëlqejnë stendat dhe shqiptarët janë shumë të ëmbël ,dhe kjo është shumë e lezetshme. Nuk njihja kulturën më parë, dhe mu duk interesante të shihja çdo gjë, dhe më pëlqeu shumë, do ta rekomandoja si vend, për pushimet. Po kërkoj diçka impresionuese dhe mezi po pres ta gjej, jam nga Franca.”- tha turisti nga Franca.

Etno Fest Saranda po bën bashkë të gjitha trevat shqiptare, në panairin kulturor që shpalos vlerat kombëtare.

 

Burimi: @euronewsalbania

https://euronews.al/etno-fest-ne-sarande-punimet-artizanale-te-ekspozuara-per-publikun/