Është koha t`i kthejmë vizitën Kosovës!

January 15, 2023 || views

Travel Magazine së bashku me agjencinë tashmë të njohur prej të gjithë shqiptarëve sharr travel dhe blue travel, kanë nisur një bashkëpunim, për të forcuar edhe më shumë lidhjet e ndërsjella mes turistëve dimër-verë, për të zbuluar çdo cep të Kosovës e për të ofruar çdo cep të Shqipërisë

Në vitin 2020 sezoni turistik veror i Shqipërisë nuk ishte aspak i zakontë prej krizës së pandemisë por ai fatmirësisht i mbijetoi katastrofës dhe kjo ndodhi falë shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, të cilët edhe atë vit nuk e tradhëtuan bregdetin tonë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, me shumë gjasë edhe ato hotele që punuan do të ishin mbyllur dhe Shqipëria mund ta kishte konsideruar 2020-ën një dështim me sukses të plotë.

Tani le ta analizojmë pak situatën përtej vitit 2020. Çdo verë, ose më mirë çdo vit, më shumë se 1 (viti 2022 shënoi 2 milion)milion turistë nga Kosova e Maqedonia vijnë në Shqipëri për pushime verore por tashmë jo vetëm verore. Ato shtrihen gjatë të gjithë vitit dhe vizitorët gjatë fundjavave shkojnë dendur në Krujë, Durrës, Sarandë, Korçë, Vlorë por edhe në qytete të tjera në numër më të vogël.

 

Lind pyetja: sa shqiptarë nga Shqipëria e vizitojnë Kosovën dhe Maqedoninë çdo vit? Jo më shumë se 100 mijë. Pra raporti është 1 me 10 e ne 2022-shin 1 me 20. Dhe, jo të gjithë ata vijnë për turizëm. Shumë prej tyre udhëtojnë edhe për biznes ose aktivitete të tjera. Fatmirësisht vitet e fundit agjencitë kanë filluar të ofrojnë paketa dimërore në Brezovicë e Pejë-Rugovë dhe përfshijnë shkarazi Prizrenin për një ndalesë kafeje por kjo është shumë pak po të kemi parasysh se Prishtina me të gjithë potencialin e saj, Gjakova, si qytet i spikatur , Peja, që më shumë njihet për turizmin natyror se atë kulturor dhe shumë qytete të tjera të Kosovës nuk preken fare nga vizitorët shqiptarë. Edhe nëse shkojnë në Prishinë ata mjaftohen me NewBorn-in, duke anashkaluar gjithë pikat e tjera të interesit.

E njëjta gjë ndodh edhe me Maqedoninë. Paketat Strugë-Ohër, si qytete përballë Pogradecit, shkojnë bashkë me Korçën për fundjavë ose edhe veç por shpeshherë ditore, ndërkohë që harrohet Tetova, Shkupi, i cili vetëm me Çarshinë e tij, plotësosn një ditë të plotë, pa llogaritur pjesën e qytetit të rindërtuar së fundmi. Nëpër galerinë e simboleve shqiptare të realizuara së fundmi, duhen bërë edhe ekskursione me fëmijët e shkollave e nuk e kemi fjalën vetëm për këtë vit por në vazhdimësi. Shkupi është kryeqyteti ku hotelet shqiptare spikasin me standartet e tyre me katër dhe pesë yje.

 

Dhe nuk folëm për zonat natyrore, ku turet shkojnë deri në Mavrovë dhe jo sa duhet në Kodrën e Diellit ne Tetovë apo në Brod e Dragash në Kosovë, që është ana tjetër e Maleve të Sharrit.
Secili prej jush mund ta konsiderojë edhe si një “kthim borxhi” po të dojë, fundjavën në Kosovë apo Maqedoni por ne jemi të bindur që nuk është vetëm kaq. Është përjetimi i përvojave të reja që deri dje nuk i keni njohur e jetuar.
Prandaj do t`ju ftonim edhe ju që e keni gjithmonë në planet tuaja një udhëtim fundjave. Vetëm ose në shoqëri miqsh, me familjen tuaj ose në grupe të organizuara, vizitojeni Kosovën e Maqedoninë, deri në prag të sezonit të ardhshëm, kur edhe ata të na rikthejnë vizitën e të gjithë së bashku, të fillojmë pushimet “ n`deti”

Travel Magazine së bashku me agjencinë tashmë të njohur prej të gjithë shqiptarëve sharr travel dhe blue travel, kanë nisur një bashkëpunim, për të forcuar edhe më shumë lidhjet e ndërsjella mes turistëve dimër-verë, për të zbuluar çdo cep të Kosovës e për të ofruar çdo cep të Shqipërisë, me qëllim që kufijtë administrativë të mbeten vetëm pjesë e ftohtë e diplomacisë por kurrsesi pengesë mes shqiptarëve kudo ku ndodhen. Ndaj udhëtoni me Sharr Travel dhe zbuloni me Travel Magazine!