Është koha për të përgatitur gliko kungulli me arra

April 17, 2020 || views

Glikotë janë një ndër ushqimet më tipike të vendit tonë, të shumëllojshme dhe me shije nga më të ndryshme, ato sjellin aromën e traditës në çdo tavolinë shqiptare. Sot do t’ju tregojmë një recetë të veçantë të glikove të kungullit me arra! Amvisa, ky do të jetë sekreti dhe specialiteti juaj…

Përbërësit:

  • 2 kg kunguj të vegjël
  • 2 kg sheqer
  • 200 gr arra
  • 500 ml ujë
Foto: Revista Travel

 

Përgatitja

Pasi e keni pastruar kungullin dhe e keni prerë në copa lërini paraprakisht në ujë me gëlqere në mënyrë që të forcohen.
Nxirrini nga gëlqerja, shpëlajini disa herë, kullojini mirë dhe lërini mënjanë.
Përgatisni shurupin për të cilin zieni 2 kg sheqer me 500 ml ujë, derisa lëngu të trashet paksa.
Më pas shtoni copat e kungullit në të dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 1 orë.
Shtoni arrat dhe lërini edhe për disa minuta të tjera në zjarr.
I lini të ftohen dhe pastaj hidhini nëpër kavanoza. Glikotë e kungullit me arra do t’ju shoqërojnë për shumë gjatë!

Burimi këtu: