Ëndërr Siçiliane…

November 19, 2023 || views

Nga Linda Baleta

Joshja që vjen nga ishujt. Tërheqja e fuqishme ndaj tokës së rrethuar nga deti që e ndan nga stereja. Bimësia si dëshmi e klimës dhe pushtimeve të ishullit që kanë lënë pas një mozaik të pasur influencash. Terren kodrinor me pamje dramatike të plazheve. Një nga vullkanët më aktivë vështron mbi këtë copëz të Tokës, të përqafuar nga deti Mesdhe dhe ai Jon. Një emër po aq ngashënjyes sa edhe vetë vendi: Siçilia! Sapo vura këmbë në Siçili më priti një shpërthim ngjyrash plot jetë, shijesh të paharrueshme dhe një koleksion aromash që lënë përshtypje të pashlyeshme. Kapuçinon e parë siçiliane e shijova nën diellin siçilian në sheshin kryesor të Katanias, duke vëzhguar jetën që rridhte plot gjallëri rrotull meje. Gumëzhima e hareshme nga tregu i peshkut të freskët aty pranë. Ngjyrat e ftohta të statujave elegante përbri qiellit të pastër të muajit prill. Një vizitë në tregun e fermerëve ku shiten patëllxhanë, luleshtrydhe, limonë, speca, ullinj dhe angjinare, për të kapur ndjesinë e ushqimit në shtëpitë siçiliane.


Në Taormina, gjallëria e ngjyrave, vallëzimi hipnotizues i spërkatjeve të ndritshme të portokallisë, së verdhës, së kuqes dhe të bruztës, përbri qoshkave qetësuese të veshura me nuanca pastel nëpër qytet. Kudo që hidhja sytë, ngjyrat më pushtonin, një mesazh i spektrit të jetës. Pllaka qeramike mahnitëse apo imitime të tyre i sheh gjithkund: nëpër restorante, kafene, në muret përgjatë rrugëve dhe në fasadat e ndërtesave. Suvenirët e kudogjendur shpalosin vizatime të trinakrias dhe Meduzës. Boçet e pishave prej qeramike me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, ky simbol siçilian i pjellorisë, begatisë dhe përparimit. Çifti i dy kokave të bukura, që njihen si Testa di Moro (Koka e maurit). Një histori dashurie, tradhëtie dhe harkmarrjeje nga shekuj më parë, tani një suvenir i popullarizuar.


Bukuria e saj ia pushtoi zemrën një mauri që po kalonte atypari. Pastaj, një histori dashurie pasionante mes tyre. Mirëpo mauri kishte grua dhe fëmijë në vendin e tij. Kur vajza e mori vesh, një natë, pasi i dashuri i saj ra në gjumë, ajo ia preu kokën që ai të rrinte gjithnjë me të. Ajo bëri një vazo me formën e kokës dhe fytyrës së tij, ku mbolli borzilok që e ujiste me lotët e saj. Fqinjët u bënë ziliqarë për bimën e harlisur dhe vazon e bukur, ndaj nisën të bëjnë vazot e tyre duke patur model fytyrën e maurit. Tani, kam një palë vathë me fytyrat e maurit dhe dashurisë së tij siçiliane, një copëz të shpirtit të ishullit për ta mbajtur me vete. Në pjesën Ortigia të Sirakuzës hasa në një tjetër qoshkë shumëngjyrëshe. Një kafene e lezetshme, ku çdo detaj artizanal ishte ndrequr me kujdes të madh. Ngjyra, pllakëza, muzikë e lehtë dhe mikpritje plot zemërgjerësi e dy zonjave që e menaxhonin kafenenë.

Ky vend frymonte shpirtin e kontakteve të sinqerta njerëzore ulur rreth tryezave me kafe dhe ushqime të shijshme, ndaj nuk ofronte internet për klientët, për t’i inkurajuar ata të flisnin me njëri-tjetrin, me vizitorët e tjerë dhe me pronaret vetë. Aty shiteshin vathë të këndshëm punuar me grep nga nëna e njërës prej pronareve, bashkë me suvenire të tjera, të përmbytura nga ngjyrat e ndritshme të Siçilisë. Ishte vendi më i mirë për ta nisur mëngjesin me shije, me një espreso të shkurtër dhe kanolo shtëpie, për të bërë planin e vizitës nëpër qytet. Në fakt, kanolo ikonik i Siçilisë më rrinte në mendje që kur bëra planin për ta vizituar ishullin. Brumë i pjekur në formë tubi, mbushur me rikota. Besohet se kanolo (apo kanoli) e ka origjinën nga Palermo, ku e patën sjellë saracenët të cilët sollën në ishull edhe kallamsheqerin. Disa histori të tjera thonë se emërtimi i ëmbëlsirës vjen nga fjala canna – kallamishtet e lumit që përdoreshin për t’i dhënë brumit formën e tubit. Kanolit ishin ëmbëlsira tradicionale për karnevalet festive, si simbol pjellorie.

Një kënaqësi e vërtetë. Çdo ditë e provova nga një kanolo, në vende të ndryshme. Me mbushje me shije çokollate ose fëstëku; me lëvore portokalli ose fruta të sheqerosura; me fëstëkë ose bajame të grimcuara, në madhësi të ndryshme. Kanolo i preferuar mbetet klasiku: mbushur me rikota të ëmbël, brumë të sapopjekur, dekoruar me fëstëkë të grimcuar dhe nga një qershi të sheqerosur në secilën anë. Dhe sigurisht, s’mund të mos e kujtoja shprehjen e famshme nga filmi “Kumbari”: Lëre armën. Merr kanolit. Unë do t’i merrja kanolit, diellin dhe shpirtin e Siçilisë çdo ditë të vitit. Një dolli me verë siçiliane ishte përmbyllja e përsosur e një pushimi të përsosur në Siçili. Një shitore e vogël, por përplot verëra, likere dhe delikatesa të ishullit, e strukur në një rrugë anësore në krah të bulevardit kryesor të Katanias, ishte vendi më ideal për t’i thënë një mirupafshim plot ngjyra kësaj cope parajse mbi tokë.
Deri në takimin e ardhshëm, do të vazhdoj të ëndërroj për Siçilinë.

 


A Dream of Sicily

The allure of islands. The gripping pull of a land surrounded by the sea separating it from the mainland. Vegetation as testimony to the island’s climate and invasions that left behind a rich mosaic of influences. Hilly terrain with dramatic beach views. One of the most active volcanos observes this magnificent dot on Earth, embraced by the Mediterranean and Ionian Seas. A name as captivating as the place itself: Sicily! I landed in Sicily only to be welcomed by an explosion of lively colors, unforgettable tastes, and a collection of scents that leave an impression forever. My first Sicilian cappuccino under the Sicilian sun in the Catania’s main square observing the life bustling around.

The happy hum from the fresh fish market nearby. The cool color of elegant statues against a glorious April clear sky. A visit to the farmers’ market selling eggplants, strawberries, lemons, peppers, olives, and artichokes, to get a feel of Sicilian home cuisine. In Taormina, the vibrancy of the colors, a mesmerizing dance of bright splashes of orange, yellow, red, and turquoise against the calming city corners awash in pastel shades. Everywhere I looked around, colors popped out at me, a reminder of life’s spectrum. Stunning ceramic tiles or imitation of those abounded everywhere: restaurants, shops, cafeterias, walls along the street, building façades. The omnipresent souvenirs featuring trinacria and Medusa. The ceramic pine cones in a variety of colors and sizes, the Sicilian symbol of fertility, abundance, and prosperity.

The beautiful pair of heads, known as Testa di Moro. A story of love, betrayal, and revenge from centuries ago, now a popular souvenir. The most common version speaks of a beautiful Sicilian girl tending to flowers in her balcony. Her beauty captured the heart of a Moor who was passing by. A passionate love affair followed. Yet, the Moor had a wife and children back home. When the girl found out, one night, after her lover fell asleep, she cut his head so he could stay with her forever. She created a vase after his head and face, where she planted basil that she watered with her tears. Neighbors were envious of the lush plant and beautiful vase, so they started to make their own vases, after the resemblance of the Moor.

I have now a pair of earrings with the faces the Moor and his Sicilian love, a piece of the island soul to carry with me. In the Ortigia part of Syracuse, I came across another colorful corner. A cute café, where every artisanal detail was curated with great care. Colors, tiles, soft music, and a hearty welcome by the two ladies running the place. The café, exuding the spirit of genuine human connection over coffee and nice treats, did not provide Internet to customers, to encourage them to speak with the each other, other guests, and the owners. Lovely crocheted earrings and necklaces made by one of the owners’ mother were on sale, along with other cute souvenirs, awash in the bright colors of Sicily. It was the best place to start the morning right with a short espresso and homemade cannolo, and plan exploring the city.The iconic cannolo had been on my mind ever since I made the plan to visit Sicily.

A tube-shaped pastry, filled with ricotta. It is believed that the cannolo (or cannoli) has its origins from Palermo, where it was brought by the Saracens who introduced sugar cane to the island. Some other stories say the name originates from canna – the river reeds used to shape the pastry. The cannoli were a traditional pastry for the festive carnivals, a symbol of fertility. A real treat. I tried a cannolo every day, in a different place. Chocolate or pistachio-flavored filling; orange peel or candied fruits; chopped pistachio or almonds, in different sizes. My favorite is the classic cannolo: sweet ricotta filling, crispy fresh pastry, decorated with chopped pistachios and a candied cherry on each side. And of course, the famed quote from “The Godfather” movie: Leave the gun.

Take the cannoli. I would take the cannoli, the Sicilian sun and vibe every day of the year. A toast with Sicilian wine was the perfect ending to a perfect Sicilian holiday. A small yet abundant store filled with island wines, liqueurs, and delicacies, tucked in a side street off the main boulevard of Catania, was the right place to say a colorful goodbye to this small piece of heaven of earth. Until next time, I will continue to dream of Sicily.