Eljan Ajeti, alpinisti më i vogël shqiptar

November 19, 2023 || views

Eliani është ndoshta alpinisti më i vogël që ka ngjitur ndonjëherë malet, nëse marrim parasysh që ishte katër vjeç kur u ngjit atje për herë të parë.

I lindur në Diasporë por i rritur mes një klime bjeshkatarësh që adhurojnë majat, vogëlushi e filloi “karrierën e tij” në Karren Dorbrin të Austrisë në 976 metra dhe me disnivel 512 metra lartësi, me një shkallë vështirësie të lartë për moshën e tij të njomë. E duke u rritur, duke shtuar nivelet e vështirësisë dhe metrat e majave, mosha 5-vjeçare e gjeti në Zvicër, duke ngjitur Ebenslp në 1500 metra, ne Hoher Kasten 1793 metra dhe në Schàfler 1925 metra, për të vazhduar në moshën 6-vjeçare me Sàntis der Berg 2502 m në të dyja zonat, në Lybetenin e Kosovës 2498 metra dhe së fundi Scheseplana 2964 metra në Austri zona e kaltër/bardhë, shumë e rrezikshme por që vogëlushi e ngjiti pa problem, natyrisht me rripa sigurie dhe nën udhëheqjen e baba Besimit.

2023-shi ka brenda planet për të ngjitur majën Titlis 3238 metra dhe shpresën për të ngjitur më në fund Korab dhe Jezercën në Shqipëri.
Ky vogëlush më kaq forcë e vullnet, flet rrjedhshëm Shqip, Gjermanisht dhe Anglisht por interesante është se don shumë Kosovën e Shqipërinë pa ndikimin e fortë të askujt por me një shtysë të brendshme që ia dikton gjaku dhe origjina e tij.
Eliani thotë se kur të rritet don të bëhet i famshën e të shkëlqejë në sport, nën emblemën e Flamurit Kuq e Zi, flamurit tonë kombëtar e kur të vendosë vetë për jetën e tij, don te kthehet të jetojë në Kosovë

Në gjurmët e babait


Natyrisht që një fëmijë që dashuron malet, e ka edhe një shembull para syve për ta ndjekur e ky shembull nuk mund të ishte kush tjetër përveçse baba Besimi, i cili si dashurues dhe ushtruesh I shumë sporteve në natyrë, disa prej tyre edhe ekstreme, është kthyer në shembull për të birin.

Çdo vit, më shumë se 6 000 km ecje dhe ngjitje, në Alpinizem, ku maja më e lartë është ajo në Zvicër, Duforspitze 4634 m por edhe Breithorn 4164 m, Titlis 3238m, Luboteni, Korabin, Scheselpana, e shume e shume maja tjera, diku mbi dyqind të tilla malesh të Europës, Kosovës e Shipërisë.


Ecja me e gjatë për kuriozët, është 112 km për 18 orë e 10 minuta pa asnjë pushim e mund të konsiderohet një rekord, i cili duhet përgëzuar.
Shembuj të tillë si Besim dhe Elian Ajeti, na bëjnë të ndihemi mirë por edhe të shpresojmë se përsa kohë ka njerëz që e duan natyrën pa kushte dhe këtë dashuri ua kalojnë edhe fëmijëve, kemi shpresa se planeti ynë do të vazhdojë të jetojë gjatë e që njerëzit do t`i kthehen natyrës si dikur, para epokës së teknologjisë.