Edicioni i dytë i “Festa e Peshkut” në Syrin e Sheganit, një sukses i vërtetë që premton vazhdimësi!
June 10, 2023 || views
Nga VIS Albania
Edicioni i dytë i “Festa e Peshkut”, që u organizua me datë 7 qershor pranë monumentit natyror të “Syrit të Sheganit” në kuadër të Javës së Italisë, ishte një sukses i vërtetë!
Mbi 300 persona nga komuniteti lokal, peshkatarë, prodhues, përfaqësues institucionesh dhe vizitorë kureshtarë i dhanë jetë kësaj dite kushtuar turizmit të qëndrueshëm dhe ndarjes së përvojave.
Evente të këtij lloji forcojnë kuptimin e komunitetit dhe na japin një kënaqësi të madhe duke u vënë përballë rrjetit social që është krijuar ndër vite.
Muzikë, valle e ushqim i mirë e shoqëruan këtë nismë mbresëlënëse, me shpresën e urimin për ta përsëritur e për ta bërë traditë.
Falenderojmë Restorant syri_sheganit që na vuri në dispozicion hapësirën, ushqimin e pijet.
Falenderojmë gjithashtu Flora Xhemani Baba e Revistës Travel Magazine – Balkans për moderimin e bukur dhe Terenc Pepa për këto foto fantastike.
Falenderojmë për bashkëpunimin Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër, Well Point – Kujdes për të gjithë, Skautistët Taraboshi Kastriot Faci.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “LIQENET E SHQIPËRISE” – Promovimi i modeleve të turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës të komuniteteve” financohet nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo dhe po zbatohet nga COSV Albania dhe VIS Albania në partneritet me: Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD, Universiteti Bujqesor i Tiranes (UBT), AITR – Associazione Italiana Turismo Responsabile, Diesis Network, Kallipolis , Studioazue, në bashkëpunim me Fondacionin ABC dhe Fondacionin Partneritet për Zhvillim (PfD).