E keni përfshirë Pukën në turet e fundjavës?

March 4, 2020 || views

Në vëmendje të turistëve por edhe të të gjitha agjencive shqiptare që organizojnë udhëtime në territorin shqiptar:
Shikoni sa e bukur është bërë Puka! Kur ta vizitoni për fundjavë, do ju krijohet përshtypja se jeni shkëputur nga realiteti shqiptar i kakofonisë së trafikut, borive, pallateve të shëmtuara, rrëmujës së kafeneve e tregjeve vend e pa vend dhe do të hyni në atmosferën e një qyteti të vogël e të qetë me stil alpin dhe i pasuruar tashmë me parkun e liqenit, që është kthyer siç thuhet, në zonë rekreative. Do t’ju duket sikur nuk jeni në Pukë por në një qytet të vogël gjerman. Vizitojeni Pukën!