Dr. Fatjon Manjani: turizmi dentar, një fushë që dua ta eksploroj me po aq dëshirë sa edhe profesioni im

July 15, 2022 || views

Turizmi dentar është një fushë krejtësisht e re e sektorit të turizmit, i cili nuk lindi as nga idetë e tur operatorëve për të hapur shtigje të reja, as nga planet strategjike të grupeve të interesit e as si një paketë turistike në vetvete. Arsyeja kryesore pse ai lindi dhe sot quhet turizëm ishte shumë e thjeshtë; grupe në fillim të vogla e pastaj më të mëdha të huajsh, kryesisht italianë, vinin në Shqipëri për të kryer shërbime dentare, sepse ato kishin një çmim shumë më të lirë se të njëjtat shërbime në vendet ku ata jetonin.

 

Zhvillimi i vrullshëm i mjekësisë dentare në Shqipëri vitet e fundit, teknologjia e lartë, materialet po aq cilësore sa dhe jashtë por me çmime tejet konkuruese, bënë që fjala e emigrantëve shqiptarë që vinin me pushime në Shqipëri “për të bërë dhëmbët”, të përhapej shpejt edhe tek miqtë e tyre italianë, të cilët gjithashtu po shfrytëzonin pushimet e tyre për të ardhur bashkë me miqtë shqiptarë në Shqipëri për shërbime dentare të ndryshme.

Gradualisht lindi nevoja që gjatë këtyre ditëve “pacientët” të shkonin diku për të kaluar kohën e lirë dhe sot kjo “diku” është ajo që ne të fushës së udhëtimeve e quajmë turizëm dentar. Dhe nga një klinikë e vogël apo e madhe dentare që pyet miqtë se ku mund t`i çojë klientët e saj për të shëtitur në ditët kur nuk kanë shërbimet, kemi kaluar tek klinika që specifikën e tyre e kanë të orientuar pothuajse krejtësisht drejt organizimit të paketave të kombinuara turizëm-shërbime dentare, duke hyrë në bashkëpunim me agjenci e hotele dhe duke e kthyer shërbimin dentar në pjesë të kësaj pakete.

Kjo tashmë është më e thjeshtë se përshtatja e klinikave ekzistuese, prandaj edhe të rinjtë si Fatjon Manjani, që i janë bashkuar fushës së mjekësisë vitet e fundit, e kanë orientuar aktivitetin e tyre drejt kësaj fushe të kombinuar.

 

Fatjoni, një i ri i talentuar, që si profesion të jetës ka zgjedhur stomatologjinë, e sheh me shumë interes kombinimin e saj me paketat turistike. Edhe ai pohon se klientët e tij të huaj, kryesisht italianë, shpeshherë i kërkojnë ndihmë jo thjesht për të gjetur hotel por edhe e pyesin se ku mund të shkojnë gjatë kohës që do të jenë në Shqipëri për të marrë shërbimet e tij. Prandaj edhe dëshira e tij për t`u ofruar atyre paketa të gatshme ku hyjnë akomodimi, itinerari dhe shërbimet është tashmë edhe synimi i të ardhmes.

 

Natyrisht klinika e tij Manjani Dental, e vendosur në zonën më të frekuentuar e premtuese të Unazës së Re, ku zhvillimi i vrullshëm urban ka kthyer krejtësisht rrjedhën e lëvizjes së kryeqytetit, është e pajisur me teknologjinë e fundit dentare dhe shërbimet janë absolutisht të standarteve të larta, me lëndë të parë të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare. Dëshira dhe nevoja për të qenë në lartësinë e tregut e ka bërë Fatjonin të jetë vazhdimisht i lidhur me kërkimet e fushës, trajnimet e ndryshme dhe kurset kualifikuese pas universitetit.

 

Mosha e re dhe e ardhmja që po duket se do të ketë turizmi dentar, brenda zhvillimit të vrullshëm të turizmit në Shqipëri, e bën atë që ta shohë këtë nismë jo vetëm si nevojë e rritje profesionale por edhe si një sfidë të bukur për t`i kombinuar të dyja shërbimet dhe pse jo, për të marrë kënaqësinë e përshtypjeve të turistëve, që do të largohen nga Shqipëria jo vetëm me dhëmbë më të bukur por edhe me kujtime shumë të bukura nga udhëtimet e tyre të organizuara nga Manjani Dental

Adresa: “Sokrat Miho” Pallati “Jolla” Tirana, Albania; +355 68 200 0679; [email protected]; www.manjanidental.it