Dhjetë fotot më të pëlqyera në konkursin e fotografisë “Fotoja më e bukur me kostum popullor” në Travel the Balkans Magazine

November 21, 2022 || views

Më 25 tetor Travel Magazine shpalli konkursin “Fotoja më e bukur me kostum popullor”, konkurs që u zhvillua prej më shumë se një muaji, duke sjellë një paradë atdhedashurie të pashoqe, meqë periudha e zhvillimit të tij përkonte me atmosferën e Festave Kombëtare.

Më shumë se tetëdhjetë foto,  që erdhën jo vetëm nga trevat shqiptare por edhe nga Diaspora kudo nëpër botë, u bënë pjesë e konkursit, duke shpalosur pothuajse gjithë gjeografinë e kostumeve të mrekullueshme popullore nga Veriu në Jug, brenda e jashtë Shqipërisë.

Ky konkurs u organizua në bashkëpunim me Kraal Hotel në Vlorë, i cili edhe vitin e shkuar organizoi një sërë aktivitetesh me qasje kombëtare, për t`i dhënë Festës së Flamurit vlerat dhe vendin që i takon, pikërisht në qytetin ku 110 vjet më parë, Shqipëria u bë shtet i pavarur. Kraal Hotel ofroi dy çmime ne formën e një fundjave të shpenzuar në Vlorë në ditët e Festave, me qëllim që fituesit të kenë mundësi të prekin atmosferën e bukur të atyre ditëve.

Njëri prej çmimeve i takon fotos më të votuar nga publiku në faqen e Travel magazine në Instagram dhe tjetri fotos së vlerësuar nga juria e revistës, si fotoja më e bukur e konkursit.

Fotoja më e votuar nga publiku, deri në momentin e mbylljes së konkursit, ishte ajo me kostumin 100-vjeçar të Elbasanit, veshur nga Enida St.

Më poshtë po ju tregojmë edhe listën me dhjetë fotot më të pëlqyera të konkursit, që gjithashtu ishin shumë të bukura.

Në kuadër të festimeve të Pavarësisë, Kraal Hotel ka menduar të hapë një ekspozitë me fotot më të bukura të konkursit, të përzgedhura nga juria, për të vlerësuar kostumet më të bukura, ekspozitë që do të qëndrojnë  në mjediset e Kraal Hotel gjatë të gjitha ditëve të festive.

Travel Magazine falënderon të gjithë pjesëmarrësit por edhe ata që u bënë pjesë e konkursit me votat e tyre, duke e bërë këtë maratonë njëmujore shumëngjyrëshe një ngjarje të bukur.

Shihemi në konkurset e tjera!

Lista e fituesve:

Enida st. 

 

Amra (KelaEron)

 

Abi (Noar Photoart)

 

Omer (Lulu_phot0_diary)

 

 

Miranda 

 

Arla Gjyshi

Florida Peraj


Roden Çobo

 

Johan Karafili 

Nevila Zhabjaku