Dhjetë fotot më të bukura të konkursit të dimrit në Travel Magazine!
March 13, 2021 || views
Më shumë se treqind pjesëmarrës u bënë pjesë e konkursit këtë herë, në një garë të bukur ku u shpalos e gjithë gjeografia e trojeve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia gjatë stinës së dimrit, duke krijuar një atmosferë të magjishme.
Mijëra pjesëmarrës u angazhuan në përcjelljen e fotove në profilet e tyre e gjithashtu të mijëra pëlqimeve, duke e bërë konkursin jo vetëm një garë të bukur e plot emocion por edhe një paradë njëmujore të bukurive shqiptare.
Përveç fituesve në bazë të pëlqimeve, (shikoje artikullin këtu) të cilët përfitojnë edhe dhurata e shpallura në konkurs, Travel Magazine e ka bërë traditë që të shpallë edhe dhjetë fotot më të bukura të konkursit. Edhe pse kjo zgjedhje po rezulton gjithnjë e më e vështirë për shkak të fotove shumë të bukura, dhjetë prej tyre jua kemi ofruar më poshtë por ju mund të vizitoni gjithë galerinë e konkursit në linkun e mësipërm.
Dhjetë ndër fotot më të bukura të konkursit janë:
1. Fabiola Muhollari @fab_muh me një foto nga Valbona.
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLAZwnPBUuM/
2. Valter Zhara me Liqenin në Bizë Martanesh @vzhara
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLr_LKaBXf-/
3. Ermion Jaho me Majën e Çikës @ermion_jaho
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKgfA7jBna5/
4. Martin Kroni me foton e Thethit @martin_theth
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLXA5p2ADDJ/
5. Edon Musliu me Majën e Jezercës @edon.musliuu
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKggMJthsvr/
6. Geri Lula me Liqenin e Tiranës @gerilula_photography
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLcUohagzLu/
7. Telvisa Hysi me Malin me Gropa @telvisa.hysi
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLcUohagzLu/
8. Dorina Dervishi me majën e Vajushës @dorina___dervishi
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLCqUuEh40o/
9. Virtyt Morina me Rugovën @tyti_pe
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CK06RaugNju/
10. Ergys Baki me Korçën @ergysbaki_photography
Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKdh2akBg9-/
Ju kujtojmë se çmimet e këtij konkursi u mundësuan nga:
@hotelarxhena Brod, Kosovë
@farmasotira Agroturizëm, Kolonjë
@hotel.kocibelli Korçë
@natyralrazmaresort Razëm, Malësi e Madhe.
@vm_resortspa Golem, Kavajë
@vilasofiagllave , Tepelenë
Revista Travel falënderon pa masë bashkëpunëtorët e saj, që e bënë tërheqës këtë konkurs, duke angazhuar në të, mijëra votues.
Ju falënderojmë pa masë edhe juve të dashur lexues, për pjesëmarrjen dhe ju ftojmë të bëni gati fotot për konkursin e pranverës, që do ta nisim pas pak kohësh. Dhe ju ftojmë të vazhdoni të udhëtoni nëpër trojet e bukura shqiptare!