Çiklizëm në Pukë, mes ajrit të pastër e pyjeve plot jetë.

November 19, 2023 || views

Nga Jola Foto

Për ne të apasionuarit e çiklizmit, dëshira për të pedaluar në rrugë dhe vende të reja është e vazhdueshme. Në këtë mënyrë, ne arratisemi nga zhurma e kryeqytetit, shijojmë bukuritë mahnitëse të natyrës shqiptare dhe përjetojmë një ritëm më të ngadaltë të jetës. Në pranverë, kur dita zgjatet dhe temperaturat ngrohen, jemi shumë të motivuar të eksplorojmë vende e rrugë që frekuentohen pak dhe të pedalojmë për orë të zgjatura. Vendosëm që këtë sezon ta fillonim me Pukën, destinacioni i përkryer: male të larta, plot gjelbërim me pyje shekullore, e pazbuluar dhe larg zhurmës e turmave të njerëzve. Udhëtimi ishte një-ditor: u nisëm nga Tirana për të ndaluar më pas në qendrën e shtruar me kalldrëm të Vaut të Dejës, si pikënisja jonë për të pedaluar drejt Pukës.Pedalimi në rrugën për në Pukë ishte magjik: ishim të rrethuar nga qetësia e pyllit, peisazhi malor që na ndiqte përgjatë gjithë rrugës, formacionet shkëmbore të veçanta, lëndina e livadhe të lulëzuara dhe ndjesia e të qenit krejtësisht të vetëm në këtë peizazh të egër.Rruga për t’u ngjitur deri në qytetin e Pukës është rreth 36 km nga Vau i Dejës, rrugë malore e gjatë, e cila herë pas here zbutet dhe të lejon të rregullosh frymëmarrrjen. Në fshatin Gomsiqe, ishte ndalesa e parë që bëmë, për të mbushur ujë burimi të freskët dhe për të konsumuar një çokollatë proteinike, për të rigjeneruar edhe njëherë energjitë që na duhen për të bërë gjysmën e mbetur të ngjitjes. Banorët aty na përshendetën në gjuhën angleze, situatë të cilën e hasim pothuajse në çdo vend ku shkojmë. Madje, ndodh që na thonë “si jeni djema?”, duke e marr të mirëqënë që edhe une jam djalë.

Rinisëm. Pasi lamë fshatin Gomsiqe, menjëherë u shfaqën ballkonet me muret e ndërtuara me gurë, të cilat janë mbrojtëse të rrugës gjarpëruese që zgjat përreth 4 km. Pas dy orë e gjysëm pedalim, kryesisht ngjitje, arritëm në qytetin e Pukës, pothuajse i zbrazët, shpresoj nga fakti që është drekë sesa nga braktisja e qytetit. Qyteti është i paqtë, i pastër, me ajër të freskët e klimë të butë dhe njerëzit lëvizin të qetë.
Në fund të shëtitores, në të majtë u shfaq liqeni, me rrugën e drunjtë, i rregulluar bukur dhe me element kreativ, si për shembull shtegu i lapsave apo shatërvani. Pedaluam rreth e përqark liqenit dhe me pas u ulëm tek Hotel Turizmi për të pushuar dhe shijuar pamjen e liqenit. Kur u ulëm, të dehidratuar, u tunduam të provonim birrën artizanale Puka, aq të dashur për këdo turist që viziton qytetin, të prodhuar në fabrikën që ndodhet po aty tek hoteli, por në fund vendosëm për të pirë lëng thane, pije tipike e prodhuar nga fruti i vet zonës, për të mos munduar më shumë trupin dhe zemrën gjatë pedalimit në kthim. Perpara se të fillonim pedalimin, vendosëm të konsumojmë diçka të lehtë tek Hani i Përparim Laçit, një restorant tradicional, në tërësinë e tij, që nga arkitektura me gurë dhe dru, elementët dekorues të brendshëm si për shembull, sëndukët, po ashtu edhe në ushqimin që ofron. Provuam nga pak të gjitha: fli, djathin, bukë misri me shllirë, vezët e fshatit dhe laknur. Kthimi ishte i lehtë, pasi është kryesisht zbritje dhe patëm mundësinë të shihnim edhe njëherë peisazhin e mahnitshëm dhe e përjetuam sikur kjo ishte hera e parë që bënim këtë rrugë. Natyra të mahnit gjithnjë, çdo herë ofron një eksperiencë të re.

E pazbuluara Puka ofron eksperiencë të bukur dhe të shëndetshme e të fton të kthehesh sërish për të eksploruar një dimension të ri.

 

Riding bikes in Pukë, “a journey of calm beauty”.

For us cycling enthusiasts, the desire to pedal on new roads and places is constant. In this way, we escape from the noise of the capital, enjoy the amazing beauties of Albanian nature and experience a slower pace of life. In the spring, when the days get longer and the temperatures warm, we are very motivated to explore places and roads that are less frequented and pedal for extended hours.


We decided to start this season with Puka, the perfect destination: high mountains, green with centuries-old forests, undiscovered and far from the noise of crowds. The journey was one day: we set out from Tirana to then stop at the cobbled center of Vaut Dejes, as our starting point to pedal towards Puka. Pedaling on the road to Puka was magical: we were surrounded by the tranquility of the forest, the mountain landscape that followed us all the way, the special rock formations, the lawns and flowering meadows and the feeling of being completely alone in this wild landscape. The road to climb to the town of Puka is about 36 km from Vau i Deja, long mountain road, which occasionally softens and allows you to regulate your breathing. In the village of Gomsiqe, it was the first stop we made, to fill up with fresh spring water and to consume a protein chocolate, to once again regenerate the energies we need to do the remaining half of the ascent. The residents there greeted us in English, a situation we encounter almost everywhere we go. It even happens that they say to us “how are you guys?”, taking it for granted that I am also a boy.


We restarted. After we left the village of Gomsiqe, the balconies with the stone-built walls, which protect the winding road that stretches for around 4 km, immediately appeared. After two and a half hours of pedaling, mostly uphill, we reached the town of Puka, almost empty, I hope from the fact that it is lunchtime rather than from the abandonment of the town. The city is peaceful, clean, with fresh air and mild climate and people move calmly.


At the end of the promenade, the lake appeared on the left, with a wooden path, beautifully arranged and with a creative element, such as the pencil path or the fountain. We pedaled around the lake and then sat down at the Tourism Hotel to rest and enjoy the view of the lake. When we sat down, dehydrated, we were tempted to try the Puka craft beer, so beloved by every tourist who visits the city, produced in the factory located right next to the hotel, but in the end we decided to drink fruit juice, a typical brewed drink from the fruit of the area, so as not to strain the body and heart more during the return pedaling. Before we started pedaling, we decided to have something light at Hani i Përparim Laçit, a traditional restaurant, in its entirety, from the stone and wood architecture, the interior decorative elements such as the chests, as well as the food that offers. We tried a little bit of everything: fli, cheese, cornbread with brine, village eggs and laknur. The return was easy as it is mostly downhill and we had the chance to see the amazing scenery once again and experienced it as if it was our first time doing this route. Nature always amazes you, every time it offers a new experience.