Cfare duhet vizituar patjeter kur shkoni ne Himare

November 11, 2022 || views

Kalaja e Himarës

Qyteti I vjeter I himares, Kalaja është në vetvete një monument të rëndësishëm që kërkon mbrojtje në mënyrë që ajo te mos pesoje deme te riparueshme. Ajo ka shenja qendrueshmerie të vazhdueshme për më shumë se 3.500 vjet.

 

PANAGIA KASOPITRA – Një kishë bizantine me një ikonë e Panagia – Nëna e Krishtit – që besohet të jetë e mrekullueshme. Në periudhat e thatësirës e populli I Himarës i këndonin himne Ikones se saj dhe thuhet qe fillonin shira te rrembyeshem per nje kohe te shkurter…

 

QËNDRIMI SPYROMILIOS

Shtëpi e vjetër ,rezidencë e familjes Spyromilios që luajti një rol shume të madh në historinë e Himarës. Spiros Spyromilios ka çliruar Himarën në vitin 1912 dhe ishte lideri i saj për një periudhë të caktuar.

 

AGIOI PANTES (Te gjithe Shenjtoret)

Kisha eshte ndërtuar rreth vitit 1775 në hyrje të Kalasë. Kozma Aetolos predikoi ne kete kishe.Tani kjo kishe eshte rinovuar dhe quhet katedralja e Himares.

 

ATHALIOTISSAS MANASTIRI

Në shpatet e malit mbi Himarë ndodhet manastiri I vjetër i Virgjereshes Athaliotissa,ku mund te ecesh vetem ne kembe

 

MANASTIRI AGIOU Theodorou(Shen Theodhori)- Midis fshatrave Liate dhe Drimadhas është ky manastir kushtuar Shën Theodhorit.

 

Panagias MANASTIRI – DRYMADON

Ky manastir është një ndërtesë e bardhë.Vendndodhja e tij në kulmin e fshatit Drimadhas e bent e kete nje arkitekture dalluese.

 

Kalaja PANORMOS (dhe Palermo)

Ne jug të Himarës në një gadishull të vogël,ne një gji te mbyllur dhe të siguruar,me të njëjtin emër qëndron Kalaja Panormos, e ndërtuar nga Ali Pasha i Janinës në fillimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe ende eshte në gjendje të shkëlqyer.

 

Palaio KIPARO (ose Ano KIPARO) – QIPARO I VJETER ( ose i Sipërm)

 

Gjithë fshati është piktoresk, me arkitekturën e tij tradicionale, rrugët me kalldrëm guri, dhe kishat e vjetra përbëjnë një imazh magjik. Me interes të veçantë janë mbishkrimet në shtëpi të ndryshme. Familja e George Tenet(ish-kreu i CIA-s) erdhi fillimisht nga ky fshat.

 

MANASTIRI AGIOU DIMITRIOU – Në Qiparoin e Poshtem ndodhet nje manastir I rinovuar,I bardhe kushtuar Shën Dhimitrit, me një kishë me të njëjtin emër.

 

Kalaja SOPOTIT

Në afërsi të fshatit Borsh përgjatë vijës malore shtrihen rrënojat e kështjellës bizantine të Sopotit. Kalaja është e vështirë për tu arritur dhe hyrja lejohet vetëm në këmbë.

 

SHPELLA E PIRATEVE – Ne veri te Himares, në plazh ka një shpellë te madhe që mund të arrihet nga deti. Vendi është i mahnitshem dhe plazhi I qete, ideal per te notuar. Sipas legjendës, shpella dikur ka qene një strehë për piratët.

 

PLAZHET

Himara është e njohur për plazhet e saj të mrekullueshme, shumica e të cilave janë plazhe me gura te vegjel, edhe pse disa kanë rërë. Spillea, plazhi qendror i Himares tërheq shumë vizitorë në verë. Më tej ka plazhet Prinos, Potami, Filikouri, Llaman qe shtrihet ne jug, Kiparo, Borsi, plazhet e Bunecit dhe Lukoves ,Kakomaea në Nivitsa (me një rrugë shumë të rrezikshme). Poshte Kalase se Himares është Livadhi dhe pastaj në veri shtrihet Jala, Foussa, Zissos, Zypaea, Karkaniki, Gialiskari ne Drimadhas, Palassa dhe Dralaios. Në pika të ndryshme në plazhet e Himares uji është i ftohtë për shkak të burimeve nëntokësore që ekzistojnë.Gjate muajve te veres shume varka ofrojne shetitje ne plazhet afer Spilese.