“Business Insider”: Saranda, mes 6 vendeve që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë
November 15, 2019 || views
Nga Klotilda Saraçini
TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Qyteti i bregdetar i Sarandës me ujërat e tij të kristalta, plazhet mahnitëse dhe monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike është renditur një ndër 6 vendet që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë, sipas ekspertes së udhëtimeve, Patricia Schultz, shkruan “Business Insider”.
Patricia Schultz është autorja e bestsellerit të New York Times “1000 vende për të parë para se të vdesësh”, një Bibël udhëtimesh të cilës i janë drejtuar miliona udhëtarë, që kur u botua për herë të parë në vitin 2003.
Duke reflektuar për mënyrat e shumta, në të cilat udhëtimi ka ndryshuar në mbi 30 vjet, Schultz vë në dukje se media sociale ka nxjerrë në dritë shumë vende më pak të njohura.
“Unë e di se bota po bëhet më e arritshme. Vende që do të ishin lista jonë e dëshirave tani janë”, tha ajo, duke shpjeguar se ndjehet se Europa, për shembull, është bërë një lloj destinacioni “kur jam në pension” duke e krahasuar atë me “pizhame të rehatshme”.
E di ku po shkojnë njerëzit? Apo edhe më mirë, ku duhet të shkojnë njerëzit? Vazhdoni të lëvizni për të parë gjashtë vendet që parashikon Schultz që do të jenë pikat e nxehta të radhës, ku edhe qyteti i Sarandës bën pjesë.
“Ka një vijë të bukur bregdetare dhe ka shumë turistë të rinj që shkojnë atje”, shprehet Schultz.
Ajo shton se në Sarandë është gjithashtu shumë lirë dhe një vend i shkëlqyeshëm për të punuar nga distanca.
“Është e ngjashme me Gjeorgjinë, e cila është më e njohur dhe ka të njëjtën histori të verës dhe ushqim të mirë”, shkruan Schultz.
Përveç Sarandës, Schultz rendit edhe Rodebay, në Grenlandë, Salar de Uyuni, në Bolivi, Ugandën, Victoria Falls, Zimbabwe dhe Moldavinë./k.s/j.p/
Burimi: ATA