Brenda Green Coast Resort & Residences: Stili që flet nëpërmjet arkitekturës

July 31, 2023 || views

Udhëtimi magjepsës drejt rivierës shqiptare nis në Vlorë, aty ku deti Adriatik takon ujërat e Jonit, për të ofruar joshje dhe atraksione unike përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Gjithçka që të pret pas Llogarasë është një përvojë e pazakontë kënaqësish. Një aventurë, e cila nis me një prej plazheve më të veçanta të Rivierës shqiptare. Një breg me zall të bardhë i cili krijon të gjitha nuancat e blusë, duke e kthyer këtë vend në një plazh shumë tërheqës me fluks të madh turistësh, të cilët zgjedhin Green Coast Resort & Residences si destinacionin e duhur për pushimet verore.

Green Coast Resort & Residences ilustron një model të veçantë të resorteve në vend, duke sjellë risi jo vetëm në atë që përfaqëson si destinacion, por edhe në arkitekturë. Konceptuar në një stil minimalist bashkëkohor, që zgjaton frymën mesdhetare. Klas, elegancë dhe mbi të gjitha funksionalitet, në emër të një jetese cilësore dhe në harmoni me natyrën. Një vend ku gjen në të njëjtën kohë malin dhe detin, gjelbërimin dhe kaltërsinë, bukurinë e natyrës dhe delikatesën e njeriut në respektimin e saj. Kombinimi i tendencave më të fundit bën një ndërthurje të komoditetit, funksionalitetit dhe elegancës.

Pse Green Coast Resort&Residences është vendi ideal për pushime me familjen?
Kur shkoni për pushime me familjen është shumë e rëndësishme zgjedhja e një vendi që jo vetëm përmbush pritshmëritë nga ana e infrastrukturës dhe akomodimi, por ofron edhe një shumëllojshmëri programesh argëtimi për fëmijë dhe të rritur. Green Coast Resort & Residences ofron hapësirën e duhur dhe kur themi hapësirë e kemi fjalën jo vetëm për ambientet e brendshme të vilave dhe apartamenteve të cilat janë me të gjitha facilitetet, por edhe për hapësirën jashtë tyre. Kopshtet e gjelbëruara janë një opsion shumë i mirë për t’u relaksuar me familjen. Vija e gjatë bregdetare ku shtrihet Resorti dhe ujërat e kristalta që ka bregu i Palasës, janë sigurisht pika më e fortë pas së cilës kërkimi juaj nuk do të kishte më nevojë të vazhdonte në opsione të tjera.

Një kalendar i plotë aktivitetesh për të shoqëruar ditët e pushimeve nën “diellin’ e Palasës!

Jeni gati për të përjetuar spektaklin e yjeve në njërin prej vendeve më të bukura të rivierës shqiptare?
Nata e yjeve, aktivitet që zhvillohet për herë të parë këtë verë do t’ju dhurojë një “udhëtim galaktikash” në netët e pastra kristal, teksa yjet duket sikur do të zhyten në det.
Turet në fshatrat tipike të rivierës mesdhetare dhe hiking në Shtëgun e Çezarti organizuar nga Green Coast Resort & Residences tashmë janë kthyer në një traditë që ju mundëson pushuesve të resortit një eksplorim drejt plazheve apo vendeve historike më të njohura dhe atraktive të zonës, duke nisur nga fshati i Palasës, Shtegu në “Gjurmët e Çezarit”, Delta e Përroit të Palasës, Kisha e Shën Nikollës, Fshati i Dhërmiut, Manastiri i Shën Mërisë, Shpella e Piratëve, Shtegu i Mullinjve, Fshati Vuno, Manastiri i Shën Spiridhonit, Gjiri i Gramës, Parku Kombëtar i Karaburunit, Kalja e Porto Palermos etj.
Në shëtitoren e Resorti do të përjetoni Panairin e Librit, një event i cili tashmë po kthehet në një traditë të bukur që plotëson më shumë pushimet tuaja si dhe Panairin e Produkteve Lokale që promovon vendin në një tjetër dimemsion, atë të shijes.


Yoga dhe Kinema verore për një çlodhje shumëdimensionale, të kombinuara gjatë ditëve të qëndrimit në resort me aktivitete të tjera artistike për të vegjël dhe të rritur.
Një hapësirë e veçantë dhe shumë e rëndësishme i është dedikuar fëmijëve me parkun e lojrave, më të madhin në zonë për të shprehur gjithë energjinë e tyre si dhe me animatorë, për t’i dhënë sa më shumë fantazi imagjinatës. Çdo ditë të pushimeve fëmijët kanë mundësi të zgjedhin vetë aktivitetin e dëshiruar.
Aktivitetet sportive? As këto nuk mungojnë në Green Coast Resort&Residences, mini kampionate volejbolli dhe ping – pong për t’i shtuar adrenalinën verës suaj.
Mbi një Buggy ju gjithashtu mund të provoni një eksperiencë krejtu unike në një shëtitje tërësisht ekologjike përreth Resortit.

Ende nuk e ke dhe ti një #greencoast?
Green Coast Resort&Residences është nga ato destinacione që mund të ofrojë pak nga gjithçka dhe për këdo. Larg nga zhurma e qyteteve dhe rutina e përditshme, por në mes të argëtimit, duke shijuar lirinë që di ta ofrojë vetëm një “aventurë” mes miqsh. Të gjithë shkojnë në jug dhe të gjithë preferojnë të marrin më të mirën që ofron ai. Destinacionet më të njohura janë edhe pika takimi që drejtojnë trendet e çdo vere. …dhe Green Coast është një trend. Të rinj që zgjedhin të argëtohen, këngëtarët më të mirë, DJ më të famshëm, fashion me atë që dikton moda, mundësi për njohje të reja …të gjitha në një. Fundjavat e verës kanë si kryefjalë #greencoast. 47 mijë kanë zgjedhur ta vendosin në rrjetet e tyre sociale. Ende nuk e ke dhe ti #greencoast?

Green Coast merr certifikatën Blue Flag!
Green Coast, i pari dhe i vetmi Resort në Shqipëri i cili certfikohet me Blu Flag, tregues i standardit më të lartë të cilësisë së ujit të deteve. Green Coast i bashkohet plazheve më të pastra në hartën globale.