Albanian Food Tours 2018 – Roshniku, the characteristic village in the foot of Tomorri Mountain

August 6, 2019 || views

Albanian Food Tours 2018 - Roshniku, the characteristic village in the foot of Tomorri Mountain

Përgatiti: Ardit Fiska
English – Shqip 
If we told you since the beginning of the tour that we will take you to Berat, you would certainly recall the magical Mangalem, white houses, the castle, Gorica in the front and the bridge connecting two historical neighborhoods. But, not this time. We will not take you to Berat. We could go after the tour to visit and see from up close the 2500-years-old city of Berat. For our culinary tour we decided to go to a new place, one that you haven’t perhaps visited yet. If you heard about the famous wine of Berat or its figs, they come from Roshnik. This is the place you will visit today, a place where grapes are cultivated to make wine and where the most famous figs of Albania come from. Roshniku is a village in Berat, at the foot of Tomorri Mountain that is known for grapes, figs, organic wine production known as “Pules of Berat,” and the best organic dishes in the area. The nature of Roshniku is breathtaking and the locals would even tell you Roshniku has the best nature. Locals are known to be hard working loving people. All of them are busy with viticulture and arboriculture, making the village a well-known destination for culinary tourism.

Visit the vineyards of Alpeta wine cellar right as you enter Roshnik. The grapevines plantation is an investment made by Fiska Family since 22 years ago and it offers an exquisite pleasure for visiting tourists. Visiting groups are organized by “1001 Albanian Adventures” and leave with the best impressions. They visit the vines, taste the canteen wine, Merlot or Pules of Roshniku and even a glass of rakia made from the best grapes. The village is rather captivating with traditional houses and the building of the Museum of Roshniku stands out because it was built 300 years ago. It is among the most ancient standing museums in Albania.
We didn’t bring you all the way to Roshniku only to visit the vines and the beauties of the village. Roshniku offers locally prepared dishes prepared in Restaurant Roshniku. These traditional dishes are 100% organic and have a special taste unique to Berat and Albania. This is why the village has quickly become well-liked by tourists, and has entered the list of agencies as a culinary destination. Some recommended dishes are: Baked hunted birds served with vegetables, rosnica, cabrito, lamb, lakror with wild cabbages, pispili, and qumështorë. The baking process is done with saç, a huge metal dish that is heated and put on top of the food for slow cooking preserving thus the naturalness and freshness of the food. There is a variety of sweets too. The famous figs, fresh or dried, motley jams made from figs and other fruits. Roshniku is a famous cultivating place for fresh produce during every season.

Think of the delightful days of spring and summer, outdoors in nature. In late autumn and deep winter, by the hearth fire while tasting the delicious dishes that come one after the other. The owners of the house are serving food and telling entertaining stories of the village. A village that gave birth to five viziers, out of 35 Albanians who served in the Ottoman Empire and the list goes on with many other personalities and renowned people that originated from Roshniku, in Berat.

Our suggestion: Even though the village is beautiful in every season with the landscape of Tomorri Mountain, we suggest you visit Roshniku in September. It is the best season, when vineyards are ready for the harvest and the municipality of Berat organizes a big party celebrating Roshniku. You can enjoy a walk in the vineyards, buy local organic product form the fair, participate in a variety of activities organized in the village, and taste the delicious dishes prepared especially for your pleasure.

Take with you the flavors-filled basket!
Don’t leave the village empty handed. Take with you basket abundant rich in flavors tastes honey, dried figs, Pulsi from the best of wines, home-prepared jams, and olives. Roshniku has an abundant basket of goods to offer the hungry eye.

Be part of Roshnik day!
Our suggestion: Even though the village is beautiful in every season with the landscape of Tomorri Mountain, we suggest you visit Roshniku in September. It is the best season, when vineyards are ready for the harvest and the municipality of Berat organizes a big party celebrating Roshniku. You can enjoy a walk in the vineyards, buy local organic product form the fair, participate in a variety of activities organized in the village, and taste the delicious dishes prepared especially for your pleasure.

SHQIP

Nëse do t`ju thoshim që në fillim të këtij turi se sot do t`ju çojmë në Berat, ju me siguri do të sillni menjëherë në mendje Mangalemin e magjishëm, shtëpitë e bardha, Kalanë, Goricën përballë e urën e saj në mes të dy lagjeve historike. Por jo. Nuk kemi ndër mend t`ju çojmë në Berat. Natyrisht pas këtij turi patjetër që do të shkojmë të vizitojmë e do të prekim nga afër edhe 2500 vitet e Beratit. Por për turin tonë kulinar kemi vendosur t`ju çojmë në një vend të cilin ndoshta ende nuk e keni vizituar.
Nese keni dëgjuar për verën e famshme të Beratit apo edhe për fiqtë e tij, dijeni se ato vijnë nga Roshniku. E pra, atje do t`ju çojmë sot, që të shihni nga afër se ku kultivohet rrushi i të gjitha verërave beratase dhe nga ku vijnë fiqtë më të famshëm në Shqipëri.
Roshniku është një fshat i Beratit, në këmbët e malit të Tomorit, i cili njihet herët për kultivimin e rrushit Pules, fikut Roshnik, prodhimin e verës natyrale që njihet si “Pulsi i Beratit” dhe gatimeve organike më të mira të zonës. Nuk ka natyrë më të bukur se në Roshnik, do të të thoshin të gjithë banorët e zonës, të cilët njihen si njerëz të dashur e punëtorë. Të gjithë merren me vreshtari e pemëtari, prandaj dhe ky fshat është kaq i njohur për kulturat e tij kulinare.
Gjëja e parë që do t`ju rekomandojmë sa të hyni në Roshnik është të vizitoni vreshtat e kantinës së verës Alpeta. Kantina është një investim i familjes Fiska prej tashmë 22 vjetësh dhe kënaqësia më e madhe e turistëve vitet e fundit. Përshtypjet e grupeve që vijnë këtu me “1001 Albanian Adventures”, janë nga më të mirat, jo vetëm për vizitat në vreshta, degutimin e verës në kantinë, për të shijuar aty Merlot apo Pules Roshniku por edhe një gotë raki bërë nga rrushi më i mirë.
Fshati është shumë interesant dhe vlen të vizitoni shtëpitë e tij tradicionale por objekti më i spikatur i tij është muzeu i Roshnikut, një godinë karakteristike e ndërtuar 300 vjet më parë, që cilësohet si një prej muzeve më të vjetër në Shqipëri.
Natyrisht që nuk ju kemi sjellë në Roshnik vetëm për të vizituar vreshtat dhe bukuritë e fshatit. Sepse
Roshniku ofron edhe gatime lokale, të cilat gjenden në Restorant Roshniku, gatime tradicionale të cilat janë tërësisht natyrale dhe me shije unike e për të cilat Roshniku është i njohur jo vetëm në zonën e Beratit por në të gjithë Shqipërinë. Kjo është edhe arsyeja që fshati është bërë shpejt i pëlqyer prej turistëve dhe ka hyrë në listën e agjencive si destinacion kulinar. Tava me zogj fshati me perime, rosnicat, mishi i kecit, mish i qengjit, Lakrorët me lakra të egra, pispilitë, qumështorët, të gjitha gatimet bëhen në saç, çka do të thotë që procesi i gatimit është natyral, kryhet në zjarr të ngadaltë dhe ruan në maksimum vlerat ushqyese të të gjithë përbërësve natyralë. Por ju mund të shijoni gjithashtu edhe plot ëmbëlsira, fiqtë e famshëm, të freskët gjatë stinës e të thatë në çdo stinë, reçelnat e shumtë që vijnë jo vetëm nga fiqtë por edhe nga shumë fruta të tjera e që Roshniku i kultivon në çdo stinë.
Mendoni, në ditët e bukura të pranverës e verës, jashtë në natyrë e në vjeshtën e vonë apo dimrin e thellë, pranë zjarrit, teksa ju shijoni pjatat e mrekullueshme që vijnë njëra pas tjetrës e të zotët e shtëpisë që jo vetëm ju shërbejnë por ju tregojnë edhe historitë e këtij fshati plot histori, që vetëm në kohën e Turqisë, i dha Perandorisë Osmane pesë vezirë, nga tridhjetepesë shqiptarë që qeverisën në Portën e Lartë, pa folur për shumë personalitete të tjerë e njerëz të shquar që ndonëse thuhet nga Berati, ishin pikërisht nga Roshniku.

Merrni me vete shportën e shijes!
Dhe kur të largoheni nga fshati, mos ikni duarbosh. Merrni me vete nga shporta e begatë e Roshnikut mjaltë të zonës, fiq të thatë, verë nga më e mira e Pulsit, raki, reçel të bërë në kushte shtëpie, madje edhe ullinj të përgatitur gjithashtu në kushte shtëpie e çfarë tjetër t`ju dojë e bardha zemër. Roshniku i ka të gjitha!

Vizitoni Roshnikun për festë!
Sugjerim: Ndonëse në çdo kohë është bukur dhe peisazhi i Tomorrit që do të shijoni nga fshati është i magjishëm në çdo stinë, Nuk do të ishte keq që udhëtimin tuaj kulinar për në Roshnik ta linit në shtator. Është periudha më e bukur, kur vreshtat janë gati për vjelje dhe ku bashkia e beratit organizon edhe një festë të madhe që quhet “Festa e Roshnikut”. Shëtitjet në vreshta, panairi me produktet organike të të gjithë zonës, aktivitetet e shumta që organizohen në fshat e natyrisht gatimet e shijshme, do ta bëjnë përvojën tuaj të paharruar.