Mirë se vini në Belshin Agroturistik!

October 30, 2019 || views

Nga: Jonel Kristo, Dr. Olsi Lafe

Sa i bukur është bërë Belshi! Xhanëm, i bukur ka qenë gjithmonë sepse natyra i ka falur tetëdhjetë perla të mrekullueshme por dukej sikur ishin varur në qafën e një gruaje të veshur keq e me rroba të vjetra… Tani që Belshi është bërë si një Pogradec i vogël, veshur e stolisur me shëtitore të re, me rikualifikim të arkitetkturës e me plot objekte turistike për t`u vizituar, perlat ndrujnë e shkëlqejnë në qafën e tij të bukur!

Mezi e kishim pritur këtë ditë, që të shkruanim për Belshin si për një destinacion të mirëfilltë turistik me shesh qendror, me muze, me dyqane suveniresh, me festa e aktivitete gjatë të gjithë vitit e jo thjesht me liqene të bukura natyrore. Dhe ja ku erdhi dita sot që që ta përfshijmë këtë qytet jo pak por në një tur të veçantë kulinar, jo vetëm për kuzhinën “slow food” që ka filluar të ofrohet në restorantet tradicionale të Dumresë por edhe për të evidentuar prej këtu praninë e bimës unike çudibërëse që ka filluar të na ofrohet pikërisht nga Belshi; shafranin! Në fakt përfshirja e Belshit si destinacion kulinar vjen natyrshëm sepse prej pak kohësh, Fondi i Investimeve dhe Financimit në Turizëm me ndihmën e bashkisë së Belshit e ka përfshirë zonën në planet e tij të zhvillimit dhe po bën punë të bukura në Belsh. Aktivitetet e shumta, festat, turet në natyrë, edukimi i turistëve me ushqim natyral e nxjerrja në pah e recetave të traditës, hapja e muzeut në qytet, nxitja për hapjen e dyqaneve me produkte lokale për suvenire, janë të gjitha në rrugë të drejtë për ta çuar Belshin drejt frekuentimit të rregullt, si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. Dhe ne s`po bëjmë gjë tjetër veçse po ju ofrojmë turin e pregatitur nga kjo organizatë, që ju ofron më të mirën e Belshit

Turi Kulinar 1 Ditor në Belsh dhe fshatrat përreth

Çdo të shtunë dhe të diel, në oren 09.00 niset nga Hotel Sheraton turi për në Belsh. Programi i ditës është si më poshtë:
Nisja nga Tirana në orën 09.00
– Mbërritja në qendër Belsh dhe njohja me qytetin.
– Marrim autobusin dhe vizitojmë liqenin e Degës, pyllin e Dëshiranit dhe Gropën e Kuqe
– Mbërrijmë në restorantin “Dumrea Rubin”, ku pritemi me çaj shafrani
– Shefi i kuzhinës na bën një pasqyrë të pjatave tradicionale, të sjella me elegancë tek ferma jonë.
– Degustojme djathrat dhe verën e fermës dhe kemi mundësi të njihemi me filozofinë e projektit të zhvillimit rural.
– Në oren 13:30 ulemi për drekë, gatuar personalisht nga Shef Sloew Food Naim Bashmili dhe ekipi i tij.
– Në oren 15:30 bëjmë një shëtitje rreth liqenit Seferan dhe vizitojmë dyqanin e fshatit.
-Për sportdashësit, nisin turet e çiklizmit, xhirot në liqen, kanotazhi dhe peshkimi, si dhe garat e varkave me vela në miniaturë.
Fëmijët mund të ushqejnë dhe të luajnë me kafshët e fermës pranë restorantit (aty ka qingja, keca, lepuj, pula, kalastrenë.
– Në orën 16:00 nisemi për në Tiranë pasi ndalojmë për herë të fundit në dyqanin e fshatit për suvenire dhe produkte tipike të zonës.
Për të marrë pjesë, rezervimet bëhen në nr +355 68 57 70 739

Vende për t`u vizituar
Qendra e Belshit, Liqeni i Degës ose Liqeni i Luleve, Liqeni dhe Pylli i Marinzës, Liqeni dhe Pylli i Dëshiranit, Fshati Seferan (liqeni, amfiteatri, bujtinat, galeria e artit, ferma, dhe restoranti sloë food), janë vetëm disa prej pikave që mund të vini nëse vini në Belsh. Por edhe me këto objekte, turi juaj do të jetë mëse i kompletuar.
Festa dhe aktivitete
Do të ishte e këshillueshme që Belshin ta vizitonit në ditët kur zhvillohen aktivitetet e tij të shumta, si për shembull Dita e Veres në 14 mars, Festa e Afërditës në maj, Festa e Ushqimit në shkurt dhe mars, Panairi i Artizanatit në tetor, Vjelja dhe degustimi i ullirit në nëntor etj..
Çfarë të merrni me vete
Reçelra dhe komposto te bera ne Seferan, veze, gjalp, qumesht fshati
Perime dhe fruta, Vere dhe raki e pergatitur direkt ne ferme, Piktura dhe skulptura nga artiste te fshatit, Memorabilie te ndryshme (lopata uji, bluzë, dhe dekore vintage) e natyrisht shafranin e famshëm që ta shmë është bërë edhe simboli i Belshit.