Agjenti i Zhvillimit Lokal së shpejti një kualifikim profesional i certifikuar
November 14, 2019 || views
Me datë 11 nëntor 2019, Drejtori i AICS Luca Maestripieri, gjatë vizitës së tij në Tiranë, u takua me Agjentët e Zhvillimit Lokal të 4 OJQ-ve italiane, të cilat veprojnë prej vitesh në të gjithë Shqipërinë. Drita jonë, Drita Tanazi Vushaj, e cila është pjesë e VIS që nga viti 2011, e veshur me xhubletën e Kelmendit, vendi i saj i lindjes, tregoi historinë e saj për rritjen personale dhe profesionale, për zhvillimin e territorit të saj dhe në krah të komuniteteve lokale të Veriut të Shqipërisë.
Agjenti i Zhvillimit Lokal është një figurë themelore për zhvillimin e territorit, sepse përfaqëson një “urë” midis institucioneve dhe komuniteteve lokale, me qëllim lehtësimin e dialogut dhe promovimin e formave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Falë punës së madhe të koordinimit të selisë AICS Tirana dhe angazhimit të përditshëm në territorin të VIS Albania, Cesvi Albania, Volontari nel Mondo RTM dhe COSPE onlus, sot numërohen 22 Agjentë të Zhvillimit Lokal në nivel kombëtar.
Agjenti i Zhvillimit Lokal do të jetë së shpejti një kualifikim profesional i certifikuar, falë bashkëpunimit midis AICS Tirana, Qeverisë Shqiptare, 4 OJQ-ve italiane të përfshira dhe Institutit Universitar Salezian të Venecias IUSVE – Istituto Universitario Salesiano Venezia – Verona (ufficiale) dhe është pjesë e markës Made with Italy, që vlerëson dhe bashkon komponentin etik dhe ekonomik të qasjes së zhvillimit të mbështetur nga Sistemi Italian.
#agjentetezhvillimitlokal #ASL #madewithitaly #sistemaitalia #rrenjetneterritor #bashkepunim #zhvillimlokal #zhvillimiqendrueshem #perkomunitetin #mekomunitetin #VIS #Cesvi #RTM #COSPE
Burimi: VIS Albania