ACCOR vjen në Drimades; Pullman Premium Resort për herë të parë në bregdetin shqiptar!

April 7, 2022 || views

Pullman – për herë të parë në bregdetin shqiptar!

Zbuloni një resort të kategorisë “premium” në skajin më jugor turistik të Shqipërisë!

Accor, grupi lider botëror në fushën e hospitalitetit, po e zgjeron portofolin e tij në Jug-Lindje të Evropës me një risi që këtë herë vjen në Shqipëri. Grupi ka arritur një marrëveshje për një hotel të ri, që ndodhet në Drimadhes, një nga destinacionet më prestigjoze të bregdetit Jon në Shqipëri. Hotel i ri premium “Pullman” do të çelë dyert për miqtë e parë në vjeshtën e vitit 2024.

 

Kjo risi vjen, pas çeljes nga Accor, në verën e vitit që shkoi, të hotelit “Movenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Falë partneritetit me BlueBay.shpk company,  hoteli i parë i kategorisë premium “Pullman” do të vijë edhe në bregdetin e Drimadhës.

 

I vendosur në një godinë të re, hoteli do të përmbajë 132 dhoma moderne , me një stil të jashtëzakonshëm. Ai do të shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të rëndësishme të vendit. Restoranti i hotelit dhe tarraca jashtë tij, së bashku me Longue bar si dhe zona e ngrënies në roof-top, do të ofrojnë një relaksim të madh dhe një atmosferë ideale për tu socializuar.

 

Miqtë mund të përfitojnë, gjithashtu, edhe nga zona SPA me 4 dhoma trajtimi, përfshi dhomën e kripës, saunën finlandeze dhe dushet me krometerapi. Për një përvojë me të vërtetë premium, hotel i ri do të ofrojë pishinë të brendëshme dhe të jashtme, solar dhe një plazh privat. Dy salla konferencash do të jenë në dispozicion për të gjitha veprimtaritë e biznesit.

 

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më të dëshiruara për tu vizituar, si dhe një nga pikat turistike më prestigjoze  për të pushuar në këtë zonë të Evropës. Çdo vit turistët janë gjithnjë e më tepër të interesuar të eksplorojnë thesaret e këtij guri të çmuar që qëndron ende i fshehur.  Ne jemi entuziastë që do të jemi guida e tyre, përmes këtij hoteli  “premium”  si dhe hoteleve dhe resorteve të tjera. Pas lançimit të suksesshëm, një vit më parë të “Movenpick” në Lalës të Durrësit, jam i sugurtë që “Pullman” Drymadesbeach do të fitojë zemrat e çdo turisti. Hotel i ri dhe e gjithë zona që e rrethon do të krijojnë një oaz mbresëlënës, pranë bregdetit  shqiptar – premton Dilek Sezer, Drejtoreshë e Zhvillimit për Evropën Juglindore në Accor.

 

Plazh i Drimadhës ndodhet në afërsi të fshëtit Dhërmi. Gjiri i vogël të mrekulon me qetësinë e jashtëzakonshme që të ofron si dhe ujin e qetë e të pastër. Mjedisi që ngjan me një parajsë të vërtetë me një klimë të butë mesdhetare, krijon një vend perfekt  për të kaluar pushimet duke shijuar natyrën. Në afërsi të Drimadhës ndodhet edhe parku i Llogarasë, që është një destinacion në mesin e natyrës i njohur nga turistët për bukurinë e veçantë.

 

Jemi shumë entuziastë për bashkëpunimin tonë me njërin prej liderve botërorë të industrisë së turizmit, për një hotel të jashtëzkonshëm që do të operojë me cilësitë më të mira të kësaj marke prestigjoze. Dhërmiu është një vend atraktiv që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve. Ne besojmë se “Pullman Drymadhes” me plazhin e tij, në një nga vendet më të preferuara të bregdetit shqiptar, me cilësinë premium, është gjithçka që i duhet një turisti për të pushuar.  – thotë Olgert Gjermeni, Koordinator Projekti.

 

ABOUT ACCOR

Accor is a World leading hospitality group consisting of more than 5,300 properties and 10,000 food and beverage venues throughout 110 countries. The group has one of the industry’s most diverse and fully-integrated hospitality ecosystems encompassing more than 40 luxury, premium, midscale and economy hotel brands, entertainment and nightlife venues, restaurants and bars, branded private residences, shared accommodation properties, concierge services, co-working spaces and more. Accor’s unmatched position in lifestyle hospitality – one of the fastest groëing categories in the industry – is led by Ennismore, a joint venture, which Açor holds a majority shareholding. Ennismore is a creative hospitality company with a global collective of entrepreneurial and founder-built brands with purpose at their heart. Açor boasts an unrivalled portfolio of distinctive brands and approximately 260,000 team members worldwide. Members benefit from the company’s comprehensive loyalty program – ALL – Accor Live Limitless – a daily lifestyle companion that provides access to a wide variety of rewards, services and experiences. Through its Planet 21 – Acting Here, Accor Solidarity, RiiSE and ALL Heartist Fund initiatives, the Group is focused on driving positive action through business ethics, responsible tourism, environmental sustainability, community engagement, diversity and inclusivity. Founded in 1967, Açor SA is headquartered in France and publicly listed on the Euronext Paris Stock Exchange (ISIN code: FR0000120404) and on the OTC Market (Ticker: ACCYY) in the United States. For more information visit group.accor.com, or follow Accor on Twitter, Facebook, LinkedIn, and Instagram.

 

 ABOUT BlueBay shpk

Bluebay is a company, created specifically for the Drymades Beach Resort project where the object of its activity will be the development, investment and management of the entire structure from the first stages of ideation until the completion of the facility and the provision of service in the market, meanwhile the shareholder has different other activities and own several other investments in Albania.

Bluebay qualified staff and partners strongly believe that having Accor management along with the right sales, marketing and PR strategy, based on the quality of construction, its special features and prime location, Drymades Beach Resort has the potential to thrive in an optimist scenario, where Albania is significantly growing in popularity as an attractive travel, leisure and enjoyment destination.

The goal for Drymades Beach Resort is to position itself as one of the most luxurious hotels on the entire eastern Adriatic coastline as a unique concept of hospitality.

Contact media relations:

Agnieszka Kalinoëska

Manager Media Relations & PR Poland & Eastern Europe

[email protected]