28 statuja të arta në Edicionin e VII-të të Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit në Sofje, mes tyre edhe Shqipëria e Kosova

December 9, 2021 || views

28 statuja të arta u ndanë në Edicionin e VII-të të  Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit në Sofje, Bullgari, mes të cilave Shqipëria dhe Kosova morën më shumë se 1/4 e tyre. 

Në datën 2 dhjetor në Sofje të Bullgarisë u mbajt edicioni I VII-të i Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit (BATI), një event i kompanisë prestigjoze vendase Vip Comunication, e cila në portofolin e saj profesional përfshin një sërë aktivitetesh të përmasave ndërkombëtare e kombëtare, që evidentojnë subjektet më të spikatura në industrinë e turizmit, ne sektorin e proanve të patundshme, bizneseve “luxury”, sipërmarrjeve mjekësore e atyre të shëndetit etj.

Në eventin e rëndësisë së veçantë, ishin të pranishëm autoritete të larta të turizmit vendas, kryetarë të shoqatave të turizmit, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe gazetarë të mediave të njohura në vend.

Shqipëria ishte për herë të parë në këtë ngjarje, duke ia shtuar larminë ballkanike festivalit dhe duke e bërë shumë më interesante të gjithë ceremoninë, bashkë me Kosovën.

Vlerësimi i subjekteve më të spikatura të turizmit në Ballkan, kandidate të këtyre çmimeve, u shoqërua me një fushatë në media, ku u nxorën në pah secili prej tyre, me veçoritë dhe vlerat përkatëse në tregun turistik, duke u kthyer në një reklamë shumë të mirë në mjedisin ballkanik, interesi për të cilin është shtuar mjaft vitet e fundit.

 

Travel Magazine ishte këtë vit pjesë e kësaj fushate mediatike, si media partner i edicionit të VII-të, për trevat shqipfolëse ne rajonin e Ballkanit. Ajo gjithashtu u nderua edhe me çmimin special të edicionit, atë të promotorit për turizmin e qëndrueshëm. Subjekte të tjera shqiptare që u nderuan me çmime në këtë festival ishin edhe Te Stela Resort, Nevila Dudaj si individ nga Adriatik Hotel Durres, Morina Palace ne Dhërmi dhe Pinea Resort në Malin e Robit. Eventi gjithashtu vlerësoi me çmime edhe subjektet turistike nga Kosova, Emerald Hotel, Ambasadën e Kosovës, G Hotel nga Maqedonia e Veriut etj.

 

 

Ja lista e atyre që u nderuan me çmime në edicionin e VII-të të BATI 2021:

1.Balkan Mission for Partnership and Development – Delfin Plana, Ambassador of  Kosovo Republic in Bulgaria

  1. Large Municipality with a Contribution to the Development of Tourism – LOVECH MUNICIPALITY
  2. ECO TOURISM – Uzana Polyana Fest, GABROVO MUNICIPALITY
  3. Investors in Tourism – Hotel Arte Spa, Velingrad – Hristo Tomov, Kiril Yovnov dhe Alexander Gagov
  4. Cultural and Historical Tourism – SUHAN Hotel SPA Cappadocia,

6.Best Balkan Art Hotel – Hotel ANEL Sofia, Bulgaria

  1. Best 5 star SPA Hotel on the Balkans – ARTE Velingrad, Bulgaria
  2. Best Conference & Business Tourism – Emerald Hotel Pristina, Kosovo
  3. Best City Business Hotel 2021 – BWP PLOVDIV HILLS Plovdiv, Bulgaria

10.Best Friendly Hotel on the Balkans – G Hotel  Skopje, Maqedonia e Veriut

  1. Best 5 star Termal & SPA Complex – MAXI PARK HOTEL&SPA, Velingrad
  2. Best 5 star Sea Hotel – Morina Palace Dhermi, Albania

13.Best 5 star Mountain SPA Resort -Aurora Resort & SPA Berovo, РСМ

  1. Best 4 star SPA Hotel – MARKOVO PARK & SPA Plovdiv, Bulgaria
  2. Family Tourism 2021 – TE STELA RESORT Tirana, Albania
  3. Mountain Tourism 2021 – Grand Hotel Bansko Bansko, Bulgaria
  4. Wine & Family Tourism 2021 – SOLI INVICTO HOTEL Elenovo,
  5. Information Center Medical Tourism – Medical Karaci Health
  6. Most Preferred 5 star Sea Hotel – PALACE HOTEL Saint Vlas, Bulgaria
  7. Best Luxury 5 star Hotel – Pinea Hotel Resort Golem, Albania
  8. Most Preferred SPA Hotel 2021 -AQUA SPA Zlatograd, Bulgaria
  9. Most Preferred 4 star Spa Hotel 2021 – ROYAL SPA, Velingrad
  10. Spa Tourism 2021 ROYAL SPA Velingrad, Bulgaria
  11. Мost preferred 4 star holiday hotel – Hotel MAIVA Ohrid, РСМ
  12. Travel Agency of The Year -KARACI TOURS Sofia, Bulgariа
  13. Most Preferred Mountain SPA HOTEL – PERSENK SPA HOTEL, Devin
  14. Promotion of Sustainability in Tourism -Travel Magazine Albania & Balkans
  15. Businesswoman of the year – Nevila Dudaj – Hotel Adriatik Durres, Albania & Adriatik Tours LLC (Main Office NY).