Sfida e “Tourism Grand Excellence” – vendosja e standarteve në Turizmin Shqiptar

October 5, 2023 || views

Mbrëmja e 30 shtatorit mbajtur në Tiranë, në sallën “Geraldinë” të Maritim Hotel Plaza, hapi siparin e edicionit të parë të eventit Gala – Tourism Grand Excellence Awards,  për të nderuar aktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e turizmit dhe që kanë frymëzuar dhe zhvilluar këtë sektor në Shqipëri, nën organizimin e Albanian Excellence dhe Travel Magazine – Balkans.

Ideuar dhe vënë në jetë nga Flora Nikolla, presidente e Albanian Excellece dhe Flora Xhemani Baba, botuese e Travel Magazine Ballkans,  me qëllimin që të evidentojnë eksperienca të suksesshme  dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri, duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie, që të  kultivojë një kulturë ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria, që të zgjojë shpirtin pozitiv të garës por mbi të gjitha që të vendosë piketa të forta drejt standarteve, ky projekt u përmbyll me një mbrëmje të niveleve të larta, ku parakaluan 22 ndër më të mirët e Turizmit Shqiptar, ku u nderuan me certifikata disa prej sipërmarrjeve më të spikatura dhe ku u përkujtuan figura që nuk janë më mes nesh por që me punën e tyre kanë lënë gjurmë të thella në këtë sektor.

Personalitete të larta të Politikës, Artit, Shoqërisë shqiptare dhe botës së biznesit ishin të pranishme në event. Ndër ta, Zv/Ministrja e Turizmit Znj Vilma Bello, Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Tiranës Znj. Ketrina Jarazi, deputeti i Vlorës Z. Arbi Agalliu, ish-deputeti i shumë legjislaturave Z. Spartak Braho, Kryetari i Bashkisë së Lezhës Z. Pjerin Ndreu, nënkryetaret e bashkive të Gjirokastrës Znj. Esmeralda Llongo dhe Znj. Kristina Gushi, të Vlorës, Z. Klevis Kaso dhe Znj. Irena Toshkallari, të Sarandës Z. Florjan Sali, etj.

 

Mbrëmjen e nderuan me praninë e tyre artistët Kastriot Tusha, Eva Golemi, Jonela Golemi, Ardita Bufaj, Laura Llozi, të cilët performuan pjesë nga repertori i tyre, duke e lartësuar  këtë mbrëmje gala.

Motive të bukura të fustaneve të punuara me dorë nga artizane shqiptare, parakaluan në një sfilatë të veçantë, organizuar nga Joni Braho dhe Handmade by Love.

Trofeu i cili iu akordua subjekteve që u nderuan në këtë event, ishte një vepër arti e derdhur në bronx, krijuar nga artistja Marjana Goxhabelliu.

Trofeu që iu akordua aplikacionit TEA, u konceptua ndryshe, për të qenë plotësisht në harmoni me tipologjinë e tij, si një produkt i inovacionit dhe teknologjisë.

Në eventin Gala krahas trofeve dhe disa certifikatave të vlerësimit, u akorduan edhe dy “In Memoriam” krejtësisht të veçantë, në nderim të figurave të Pier Paolo Ambrosit dhe Ndoc Mulajt për kontributet e tyre të shquara dhe të gjata në fushën e turizmit dhe komunitetit lokal.

Pier Paolo Ambriosi me motivacionin:

Mirënjohje dhe vlerësim për mentorin me sy të qeshur, që gjithmonë ka besuar dhe punuar në zhvillimin e zonave rurale si destinacione turistike autentike dhe të ekselencës.

Ndoc Mulaj si “Filozofi i maleve”  me motivacionin:

Për kontributin si një nga specialistët më të mirë të turizmit malor në Shqipëri, themelues dhe drejtues I Albanian Alps , për ndihmën në përmirësimin e infrastrukturës turistike , krijimit të shtigjeve dhe promovimin e turizmit në Shqipëri.

Gjithashtu në event u nderua me certifikatë vlerësimi edhe Kantina Max Mavrud, me motivacionin “Për kontributin e veçantë në kthimin e  lavdisë së dikurshme, njërës prej krahinave më të shquara e  të Shqipërisë, Leskovikut, përmes produktit fisnik, verës, duke zgjedhur pikërisht varietetet autoktone si Mavrud, Debinë e Bardhë Debinë e Zezë, Pinotin e famshëm të Leskovikut dhe në kultivarë internacionalë, që kanë lënë gjurmë në historinë e zonës”.

Tourism Grand Excellence nderoi:

Fafa Resorts –  Resorti më i mirë all inclusive për vitin 2023

me motivacionin: Për të gjithë kontributin e vyer duke krijuar një strukturë bashëkohore dhe me një nivel të lartë pritës , një model të ri të lëvizjës së pasagjerëve në Shqipëri dhe me ndikim  pozitiv në zhvillimin e turizmit shqiptar, si një prej aktorëve më të rëndësishëm dhe ndikim në të gjithë sektorin e hotelerisë në Shqipëri.  Shiko fotot

Sharr Travel – Agjencia  më e mirë turistike mbarëshqiptare  për vitin 2023

me motivacionin:  Për kontributin si kompania e parë turistike mbarëshqiptare,  për shërbime me standarte të larta në transportin udhëtar dhe turistik, për shërbime të transportit rrugor  dhe ajror me kompani  të njohura botërore si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shiko fotot 

Diamma Resort, Conferences & Spa  – Resorti më i mirë familjar për vitin 2023

me motivacionin: Për  kontributin e vyer duke  krijuar një  strukturë hoteliere shëmbull në funksionalitet  dhe në dizajnin  e  ambienteve  luksoze dhe pajisjeve  moderne,  të një  botë qetësie  për biznes dhe pushim, një botë relaksi dhe përtëritjeje për çdo vizitor dhe pushues. Shiko fotot

Regina Group – Grupi më i mirë turistik në Shqipëri për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer,  në krijimin e një strukture komplekse me ndikim pozitiv në vizionimin e një turizmi bashkëkohor  dhe  të qëndrueshëm  në hoteleri,   promovuese  e destinacioneve shqiptare,  iniciuese e krijimit të  flotës së anijeve  turistike në Shqipëri dhe në mbështetjen e shtresave sociale në momente të vështira që ka kaluar vendi. Shiko fotot

Albanian Rafting Group – Agjencia më e mirë për turizmin e aventurës për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer duke sjellë në Shqipëri për herë të parë sportin rafting ,  promovuese e shkëlqyer  e Shqipërisë me sportet në natyrë në zona të thella , për  ndihmesën që jep në hapjen e  bizneseve dhe punësim,  për  lobimin për të  mbrojtur  pasuritë natyrore të Shqipërisë. Shiko fotot

Shtegu i Ngjyrave – Shtegu më i mirë malor për vitin 2023

me motivacionin: Për të gjithë kontributin  e krijimit të një vizioni të bukur për turizmin malor në Shqipëri , një faktor i rëndësishëm për të njohur bukuritë shqiptare , por edhe në ndihmë të mbështetjes së strukturave të mbrojtjes së shëndetit përmes sportit të ecjes. Shiko fotot

Lezha – Destinacioni më i mirë për gastronominë lokale për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer  në kthimin e Lezhës në një   qendër turistike tërheqëse  dhe të pëlqyeshme për  turistët vendas dhe të huaj, me potencial turistik,  e njohur për gastronominë ideale  dhe shërbimin cilësor të hotelerive me standarte  të larta dhe çmime të arsyeshme. Shiko fotot

Hotel Plaza Tirane – Biznes & Konferenca hotel , më i mirë per vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer   të  ndërtimit dhe funksionimit në  zonën më të njohur tregtare  të Tiranës, të një hoteli biznesi  ndërkombëtar me 5 yje, një vend ideal, për krijimin e kushteve optimale në organizmimin e aktiviteteve , konferencave, eventeve të një niveli të lartë  cilësor. Shiko fotot 

Gjirokastra – Destinacioni më i mirë kulturor për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin  e vyer  në ruajtjen dhe zhvillimin e qytetit si  një qendër me rëndësi në turizëm dhe në trashëgiminë kulturore, në mbrojtjen e ruajtjen e një arkitekture autentike, vlera të rëndësishme të qenësisë së një kombi. Shiko fotot 

VIS Albania – Organizata më e mirë për mbështetjen e turizmit rural për vitin 2023

Për kontributin e vyer si një ndër organizatat më të mira për mbështetjen e turizmit rural në vend,  me një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me Bashkinë Malësi e Madhe duke e kthyer këtë  Malësi, në destinacionin me të mirë natyror në Shqipëri. Shiko fotot

VM Resort & SPA – Resorti me shërbimin më të mirë për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin  e një  prej pionierëve të parë të turizmit në Plazhin e Golemit Kavajë dhe në Shqipëri, me një përvojë gati tri dekada  duke krijuar një prej resorteve bregdetare në vijën e parë  të emrave të njohur të turizmit me një pozicion të denjë për standartet që ofron Turizmi  “All Inclusive” Shiko fotot

Aquila`s Nest Vineyards – Diaspora shqiptare, Agroturizmi më i mirë për vitin 2023.

Me motivacionin: Për kontributin e ruajtjes dhe zhvillimit të traditës shqiptare , ofrimin e kësaj tradite me kulturë për komunitetin shqiptar në SHBA, shëmbull në krijimim e një kulture të re në agroturizëm, si një ambasador ekselent i kulturës , traditës mbarëshqiptare. Shiko fotot

Hotel   Kraal-Vlorë –  Hoteli i mikritjes për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin  e vyer në  krijimin e  një profili  suksesi  në konturimin e një hoteli, në kthimin  e tij në një vend të promovimit të vlerave njerëzore të shoqërisë , të kulturës, artit  dhe të vendosjes  së kritereve njerëzore në punën si strukturë biznesi. Shiko fotot 

Perla e Tomorrit – Resorti më i mirë malor për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer në krijimin e një modeli të ri të turizmit shqiptar , një vlerë estetike, një dizajn të mrekullueshëm, në marrëdhënie me rehatinë e miqve , në Malin e Tomorrit, vlerësuar si një nga destiacionet më të fuqishme për shkallën e energjisë së shenjtë. Shiko fotot 

Melia Resort Durres – Investimi më i mirë për vitin 2023

Me motivacionin: Për të gjithë kontributin e realizimit të investimit më të ri dhe më të mirë në tregun turistik shqiptar nga  brandi  turistik spanjoll dhe botëror, Melia , në bashkëpunim me kompaninë “Concord Investment”,  duke konfirmuar  se tani në Shqipëri, janë hapur dyert për turistët nga e gjithë bota. Shiko fotot

Shoqata e Agroturizmit – Çmimi i Agroturizmit për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e vyer në konturimin dhe në krijimin e një profili të vetëm të agroturizimit në Shqipëri , duke ndihmuar në rritjen e industrisë së agroturizmit, rritjen e kapaciteve njerëzore, marketingut, të standardeve, në rritjen e të ardhurave me  një kontribut social-ekonomik-arsimor në zonat rurale. Shiko fotot 

Finikas Lines – Agjencia më e mirë e transportit për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin  si  aktor kryesor në industrinë ndërkombëtare të transportit detar dhe tokësor, si një faktor i rëndësishëm në sektorin e turizmit  si dhe në ofrimin e  shërbimeve të transportit me cilësi  dhe  standarte të larta. Shiko fotot 

Hotel Lakaj – Hoteli më mirë në strategji dhe marketing

Me motivacionin: Për të gjithë kontributin e vyer në krijimin e një strukturë bashkëkohore dhe me një nivel të lartë pritës, me ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit, në strategjinë e marketingut, duke ndihmuar në njohjen pasurive natyrore dhe kulturore të pjesës verilindore të Shqipërisë dhe jo vetëm. Shiko fotot 

Kalaja e Tiranes – Destinacioni më i mirë i trashëgimisë kulturore për vitin 2023

Si një zë i fuqishëm dhe me vlerë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe materiale si një monument I trashëgimisë kulturore, bashkëjetesë mes të vjetrës dhe të resë, kulinari, artizanat, art, modë në kalanë e vjetër të Justinianit, në pronësi të familjes Toptani, ku ndërthuret në mënyrë harmonike e vjetra me modernen. Shiko fotot 

Pushime on Top – Emisioni më i mirë për turizmin për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin e shquar të zbulimit të bukurive e vlerave turistike mbarëshqiptare, duke shkelur çdo cep të Shqipërisë dhe trevave shqiptare në rajon, e duke shpalosur para syve të shqiptarëve në mbarë botën përmes Top Channel dhe platformës Digitalb, , vende të pazbuluara, destiancione të pashkelura, njerëz e histori njerëzore të mrekullueshme që jo vetëm frymëzojnë por edhe të nxisin të shkosh e t`i vizitosh. Shiko fotot

Aplikacioni TEA – Cmimi i Inovacionit per vitin 2023

Me motivacionin: Kalendari i parë dixhital për aktivitetet turistike në Shqipëri. Një krijim i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në ndihmë të vizitorëve që duan të planifikojmë sa më mirë udhëtimin e tyre në Shqipëri, për të njohur më thellë shpirtin e Shqipërisë, përmes eventeve të të gjitha llojeve, nga festat tradicionale lokale, deri tek festivalet rinore, me mbi 1100 evente të ndryshme në çdo cep të Shqipërisë. Shiko fotot 

Saranda – Destinacioni më i mirë për vitin 2023

Me motivacionin: Për kontributin  e vyer  në ruajten  e vlerave kulturore  dhe të traditës , në   zhvillimin e qytetit si   një qendër turistike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë,  në krijimin e një vizioni për qytetin i konsideruar me vlera të çmuara në të gjitha aspektet. Shiko fotot