Zbuloni më të mirat wellness & SPA në Shqipëri, për pushime të ngrohta dimërore

January 15, 2023 || views

Udhëzuesi i fundit i mirëqenies nëpër resortet shqiptare me Wellness & SPA

Për pushimet më të mira të mirëqenies – pavarësisht nëse jeni në kërkim të luksit klasik, këshillave të mirëqenies apo më shumë një arratisjeje moderne eko – ka disa hotele & SPA të spikatura në Shqipëri, ku do të gjeni gjithçka që po kërkoni, nën një atmosferë të shkëlqyer pushimesh familjare.

Mijëra vjet më parë kultura orientale kishte zbuluar se mirëqenia e trupit krijon kushte për harmoni perfekte me mirëqenien e shpirtit dhe arritjen e lumturisë. Qysh nga koha e romakëve apo Kleopatrës dhe banjave të saj të famshme të mirëqenies dhe bukurisë, këto trajtime janë shtuar dhe përsosur, duke i shtuar përvojave mijëvjeçare edhe arritjet e fundit të shkencës dhe teknologjisë. Ndaj edhe shumica e resorteve luksoze i kanë përfshirë në shërbimet e tyre, madje si kryefjalë, drejt e në krah të emrit.

Po cilat janë disa prej më të mirave resorte SPA në Shqipëri?

Queen Teuta Wellness & Thalasso SPA, e vetmja në Shqipëri

Adriatik Hotel, në Durrës, hoteli historik i viteve të komunizmit, që sot është një prej emrave vendosmërisht më të spikatur në fushën e hotelerisë turistike, me gjashtëdhjetë vjet histori mbi supe, duhej patjetër të kërkonte diçka të veçantë, edhe në sektorin SPA.
Kështu, duke ideuar e duke kërkuar më të mirën, duke “gërmuar” thellë në histori, ashtu si arkeologët kërkojnë për thesare, lindi Queen Teuta Spa. Në një qytet me histori tremijëvjeçare si Durrësi, nuk kemi pse të kërkojmë për Kleopatra. Ne kemi mbretëreshat tona, që sot meritojnë të kenë tempullin e tyre.
Dhe vërtet kur hyn në ambientet e Queen Teuta Spa, ndjehesh si në një tempull, ku që në zbritje të shkallëve të shoqërojnë parzmoret e mbërthyera në mur, tonet klasike të një tempulli antik me nuancat e arta dhe pllakat e mermerta, dekori i përshtatur si tremijë vjet më parë, dominuar nga mozaikët dhe kapitelet, e sidomos hapësirat e mistershme.
Dhomat e ndryshme të masazhit, teke, dyshe, hapësira e gjerë e palestrës, duken krejt të zakonshme por në fakt nuk janë aspak të tilla, jo vetëm prej dekorit elegant por edhe sepse po t`ju themi që për trajtimet e lëkurës përdoret industria estetike japoneze e Forlled (shih forlled.com), ju me pak informacion që do të merrni, do të kuptoni se nuk bëhet fjalë thjesht për trajtime estetike po për kura të vërteta mjekësore, ku nuk përmirësohet vetëm lëkura juaj por gjithë sistemi i qarkullimit të gjakut dhe muskujve, praktikisht gjithë trupi juaj.

Queen Teuta Thalasso & SPA, pranë Adriatik Hotel, Durrës

Lexo më shumë për Queen Teuta SPA: 

Damai  Wellness & Spa në Grand Blue Fafa Resort, paqe në shpirt dhe në trup!

Në gjuhën indoneziane “DAMAI” do të thotë paqe! Zbuloni paqen tuaj në DAMAI Spa & Wellness në Grand Blue Fafa Resort! (Golem, Kavajë). Hapësirë mbi 1200 m2, DAMAI Spa &
Wellness është vendi i përsosur për t’u çlodhur, për t’u përkëdhelur, për të hequr stresin dhe për t’u rifreskuar. Një markë moderne, një mjedis dhe një nga qendrat SPA
më të mëdha në Shqipëri, “DAMAI” krijon një eksperiencë unike spa me një shumëllojshmëri programesh dhe trajtimesh me stil dhe koncept aziatik nga masazhet
tajlandeze deri tek trajtimet e personalizuara balineze. Balanconi shqisat tuaja, përmirësoni vitalitetin dhe eksploroni koleksionin e spa, mirëqenies dhe fitnesit përmes
paketave të dizajnuara Fafa të përgatitura posaçërisht nga stafi profesional dhe i përkushtuar aziatik. Filloni udhëtimin tuaj të bukurisë dhe shëndetit me ne!

 

Damai WELLNESS & SPA at Grand Blue FaFa Resort, Golem Kavajë

Lexo më shumë për Damai Spa & Wellness at Grand Blue Fafa Resort

 

Ayurveda by Flower Resort & SPA risia e fundit për një përmbushje të plotë!

Ayurveda Spa është një koncept i ri i një qendre mirëqenieje, që ka si qëllim t`ju ofrojë një eksperiencë rigjeneruese, të trupit, shpirtit dhe mendjes të gjitha në një. Shërbimet specifike që ofrohen në këtë SPA janë të ndikuara nga kulturat aziatike dhe ofrohen nga staf i rekrutuar në Sri Lanka. Refleksologjia, Shirodhara, Aromaterapia dhe trajtimet Ayurveda me vajra esencialë, janë disa nga shërbimet që ofrohen në këtë mjedis të ri të Flower Hotels & Resort, duke i shtuar këtij tempulli të turizmit e të shërbimit të pakrahasueshëm në tregun shqiptar, edhe një tempull të mirëqenies.

Dy hotele ikonë, Flower Hotel & Flower Garden Hotel me personalitete të ndryshme, por të krijuara në mënyrë perfekte për një mysafir të sofistikuar që është gjithmonë në kërkim të një eksperience të re, shenjuar me art dhe luks. Rritni shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme duke krijuar një ekuilibër midis mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj në një trajtim Ayurveda Spa. Me një shumëllojshmëri të madhe vajrash medicinale për të zgjedhur, specialistët Ayurvedic mund të zgjedhin trajtimin më të mirë për shëndetin dhe mirëqenien e secilit individ, në mënyrë që të maksimizojnë përfitimet e Ayurveda. Rigjallëroni shqisat tuaja dhe çlirohuni nga streset e përditshme me terapi qetësuese dhe relaksohuni në qetësi të plotë.

 

Ayurveda by Flower Resort & SPA, Golem, Kavajë

Lexo më shumë për Ayurveda by Flower Resort & SPA Ultimate mindfulness

NUBIA WELLNESS & SPA by Klajdi Resort , një botë ekskluzive relaksi dhe terapie

“Nubia” e ka origjinën nga Egjipti dhe instiktivisht kjo e lidh në kujtesën tonë me mbretëreshën e bukurisë Kleopatrën dhe banjat e saj të famshme me trajtime kremrash e produktesh estetike, kripërash minerale e shërbimesh të tjera në të mirë të trupit dhe mendjes. Si i tillë, ju mund të imagjinoni se çfarë trajtimi ju pret në NUBIA WELLNESS CENTER, nën një trajtim ekskluziv e një shërbim holistik të jashtëzakonshëm, me masazhe, trajtime me terapi të ndryshme, instrumente nga fjala e fundit e teknologjisë dhe mjediset e një bukurie të veçantë.

Një resort i pakrahasueshëm buzë detit Adriatik, Klajdi Resort & Spa përfaqëson gjithçka që plotëson relaksimin dhe argëtimin tuaj. Do të shijoni më shumë se një resort pushimesh buzë detit, falë standartit ekskluziv të mjediseve dhe shërbimit. Paqja dhe rehatia juaj është pjesë e shërbimeve të të gjithë stafit.

Hapësirat dhe komoditeti i ambienteve të shumta do t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe e të përkëdhelur, si të ishit i vetmi mysafir në resort.

Nubia Wellness & SPA, by Klajdi Resort, Golem, Kavajë

 

Lexo më shumë për NUBIA WELLNESS & SPA by Klajdi Resort an exclusive world of wellness and relaxing therapy

Montrelux Resort & Spa një oaz relaksi mes maleve

Një resort alpin ku ushqimi dhe kultura lidhen me vendin ku çdo ditë xixëllojnë shkëndija cilësie dhe sharmi.
Kultura e njohur e mirëqenies, huazuar nga vendet e Lindjes së largët, përshtatur më së miri me klimën e mrekullueshme alpine të Korçës, kombinuar me panoramën e magjishme të Malit të Moravës, do t`ju bëjë të shijoni në Montrelux Resort & Spa një listë të gjatë trajtimesh ekskluzive estetike, emocinale e fizike, për të cilat mund të keni nevojë pas një fundjave të gjatë e të lodhshme në punë.
Lëreni veten në duart e një stafi të kujdesshëm e profesionist, që do t`ju llastojë me trajtime të detajuara të trupit, fytyrës, muskujve, lëkurës por edhe me një zgjim të ndjesive të brendshme, me procese terapeutike, vajra esencialë të përzgjedhur, masazhe bukurie dhe shërbime që do t`ju çlirojnë nga çdo ngarkesë negative, duke ju dhuruar një ekuilibër të përsosur të trupit, mendjes dhe shpirtit.

Montrelux Resort & Spa, Korçë

Lexo më shumë për Montrelux Resort 

Te Stela SPA, një përkëdhelje miqësore

Te Stela SPA në Tiranë, është një oaz luksoz me 5 yje që ju ofron kënaqësi dhe qetësi. Te Stela kujdeset për të gjitha nevojat që keni për t’u çlodhur. Nëse keni nevojë për një vend të qetë, një takim me miqtë, një natë romantike ose një festë argëtuese, mos kërkoni më tej, sepse e keni gjetur vendin e përsosur.

Ne ju ftojmë të vini brenda dhe të qetësoni mendjen, të shëroni trupin, të zgjoni shqisat dhe të lartësoni shpirtin.

E hapur në 365 ditë të vitit, nga ora 10:00 deri në 23:00, Te Stela SPA, dëshiron të jetë miku juaj shpirtëror dhe fizik.
Te Stela Spa ofron: Terapinë Himalajane, Terapinë Kneipp, Sauna, Xhakuzi, Banjo Turke, Dushe Emocionale, Trajtime të veçanta si: trajtime për fytyrën dhe trupin, masazhe, depilime, parukeri, pedikyr dhe manikyr etj.

 

 

Te Stela SPA, Tiranë

Lexo më shumë për Te Stela SPA

VM Resort & SPA, mirëqenie drejt e në zemrën tuaj!

VM resort është ndër strukturat më të vjetra në bregdetin e Adriatikut dhe përvoja prej disa dekadash e ka bërë që të rreshtohet sot tek resortet me shërbimet më të mira në gastronimi, hoteleri e së fundit edhe në sektorin “wellness & SPA”. Me tipare të theksuara mesdhetare, strukur mes pishave, me detin përballë, një pishinë verore të bollshme e të kompletuar me plazh dhe beach bar-e të shumta, VM resort është pa dyshim një destinacion gjithëvjetor, qysh kur ka përfshirë në ofertën e vet edhe “SPA Murrizi”, një hapësirë e mjaftueshme për të mbushur fundjavat me relaks, çlodhje e argëtim.
Mendoni pak një fundjavë ku i keni të gjitha në një hapësirë të vetme; një shëtitje buzë detit, një vakt të shijshëm me gatimet e zgjedhura për të cilat VM është i njohur, akomodim me pesë yje e me trajtime të personalizuara, e në fund, kohë për vete për trajtime të shëndetit dhe bukurisë.

VM Resort & SPA, Golem, Kavajë

Lexo më shumë për VM Resort & SPA

Llogora Tourist Village, afër malit afër detit…

Resorti alpin me vendndodhjen më të veçantë në Shqipëri, që i ka të gjitha përparësitë për të qenë ideal në dimër e në verë. Në zemër të Parkut Kombëtar të Llogorasë, Vlorë, fare pranë detit dhe me Majën e Çikës përballë, një parajsë e gjelbër ku e gjejnë veten të gjithë. 16 shtëpi prej druri si në përralla, një hotel me standarde të shkëlqyera për një resort gjithëvjetor me pishinë të brendshme, kënd lojrash, Spa, palestër “outdoor”, mini golf dhe muze botanik në natyrë.
Shoqëria e drerëve do t’ju magjepsë. Pjatat lokale kombinohen me sharmin e një restoranti me pesë yje dhe verërat më të mira që mund të keni provuar.
Mendoni pak, sapo jeni kthyer nga ngjitja në Malin e Çikës ose nga shëtitja në Shtegun Botanik dhe ajo që ju pret është një pishinë me ujë të ngrohtë, një dhomë e nxehtë me avull (Sauna) ose një hamam (banjo turke). Pasi të keni çlodhur çdo muskul, një lojë ping-pong, a bilardo me miqtë, një çaj mali i nxehtë para darke, pastaj, kuzhina më e mirë alpine, me zjarrin pranë, ku piqen gështenja, dhe ja ku e kaluat një darkë si në asnjë vend tjetër.

Llogora Tourist Village, Parku Kombëtar, Vlorë

Lexo më shumë për Llogora Tourist Village

Zbulo më shumë në numrin e ri të Travel Magazine Winter 2022-2023