“Zemra e Ballkanit” ne Shkoder, aty ku trofta e tymosur eshte nje mrekulli qe duhet ta shijoni patjeter

December 26, 2022 || views

Vetem rreth 15 km larg qytetit te Shkodres gjendet bar restorant “Zemra e Ballkanit. Ne Rragam te Gurit te zi mund te jete kjo nje nga destinacionet me te mira per te kaluar fundjaven.

 

Me te mberritur aty te paraqitet nje peisazh mahnites natyror e cila te ben te mbushesh thelle me fryme dhe te te kaploje nje ndjesi relaksi (fiks sic duhet te jete fundjava). Me pas ne hyrje te restorantit do te perballeni me pronarin i cili me buzeqeshje dhe shume perzemersi do tiu beje te ndiheni “si ne shetpine tuaj”. Tek “Zemra e Ballkanit” mund te shijoni dicka tek bari por me e keshillueshme eshte te konsumoni nje dreke apo darke. Dhe e dini pse… sepse aty do te gjeni nje menu jo shume te ngarkuar ku baza eshte mishi dhe peshku qe jane super te fresket.

 

Por te mbetet si sekret mes nesh… peshku aty eshte i mrekullueshem sidomos trofta e tymosur e cila duket sikur vjen nga parajsa kaq e mire eshte. Per te mos folur edhe per llojet e tjera te peshqve te cilet jane fantastik. Nese vendosni te kaloni nje dite tek “Zemra e Ballkanit” na besoni do te jete vendimi me i mire qe do te merrni.

 

Sepse aty do te gjeni relaksin, shijen e jashtzakonshme te ushimeve qe pergatiten ne menyre tradicionale por nje kohesisht ju mund te beni edhe toure per ne ishullin e Shurdhahut nje sherbim qe ofrohet nga vete restoranti. Por njekohesisht ne stinen e veres ju mund te beni plazh e te merrni rreze dielli pasi te zotet e “Zemra e Ballkanit” kane menduar tua bejne qendrimin aty sa me te kendshem.

 

Kur te vij mometi te largoheni pasi te keni shijuar cdo gje do te ndiheni te mbushur ne zemer por edhe barkun plot do ta keni… Keshtu qe mos u mendoni gjate por kete fundjave planifikoni te shijoni “Zemra e Ballkanit”

 

Me poshte mund te shihni nje foto-galeri: