“Yjet mbi Lepushe” Edi Rama mrekullon me shkrepjen e fotografit shkodran Terenc Pepa

29 Nëntor, 2022 || 267 views

Kryeministri Edi Rama sic e ka bere “kronike” tashme ka përzgjedhur serish që veriun e Shqipërisë ta promovoje përmes shkrepjes fantastike të realizuar nga fotografi shkodran Terenc Pepa.

Fotoja pasqyron fshatin e Lepushës gjatë mbrëmjes në të cilën yjet duken jashtëzakonisht magjepsës. Rama postimin e tij e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin “Yjet mbi Lepushë”.

Kjo nuk është hera e pare qe kryeministri publikon foto qe promovojnë veriun përmes syrit të Terenc Pepa madje tashmë mund të themi që fotografin shkodran e ka pikë referimi sa i përket fotove të veriut.

 

Ajo që duhet theksuar është se fotoja në fjalë është pjesë e projektit “Magjia e Veriut ne nje klik” si një nder fituesit e start-up të realizuar nga Ministria e shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me ministre Edona Bilalin.