Vjeshtë e artë dhe gjallëri tek Pazari i Ri

21 Nëntor, 2019 || 881 views

Mu në zemër të Tiranës, vetëm 5 minuta nga Sheshi Skënderbej ju mirëpret Pazari i Ri, një nga atraksionet më të frekuentuara të momentit në kryeqytet. Prej pak vitesh, kjo hapësirë i është rikthyer qytetarëve, të cilët e kanë kthyer tashmë Pazarin e Ri në një pikëtakim të përditshëm. Për Pazarin e Ri nuk ka rëndësi në cilën stinë ndodhesh, pasi ajo është përherë e tejmbushur, me banorë vendas, me turistë, por mesa duket ata që e shijojnë më shumë janë fëmijët, të cilët çdo pasdite argëtohen më bashkëmoshatarët e tyre. Po ju, a e keni vizituar Pazarin e Ri këtë vjeshtë e veçanërisht në këtë prag të festave të Nënorit?

 

 

Gjallëria dhe alternativat e shumta janë ato që e karakterizojnë këtë vend. Mund të bëni Pazar tek markata e të blini fruta e perime të freskëta të stinës, apo edhe në dyqanet e shumta në këtë zonë.

Mund të shijoni kafe apo çaj në shumë prej bareve që gjenden në këtë zonë, të cilat janë njëri më i mirë se tjetri.

Por aty mund të shijoni edhe një kafe turke lezeti tek Mehmeti në rërë, shoqëruar me një llokum të shijshëm. Mund të konsumoni një drekë të shijshme në një prej restoranteve apo edhe ushqime të shpejta.

 

Gjithashtu tek Pazari i Ri mund të blini një tufë me lule të freskëta të stinës, si psh krizantema dhe t’ja bëni dhuratë miqve të zemrës.

 

 

Ndaj, mos harroni të bëni një xhiro tek Pazari ri këtë vjeshtë. Ne vetëm ju sugjerojmë, zgjedhja mbetet në dorën tuaj!