Vjeshta e magjishme ne Librazhd e ne fshatrat rreth saj…

7 Nëntor, 2022 || 138 views

Fshatrat që zbukurohen dyfish po u bëre rrugën.

Në kthim nga Pogradeci, thamë të shohim njëherë çfarë është bërë këtej nga këta fshatrat e vegjël që u është shtruar rruga. Dhe u ngjitëm deri lart në Frar, lagjja e sipërme e Hotolishtit.

 

Përveç faktit që Librazhdi i ka të gjithë fshatrat të bukur, çfarë magjie vjeshta në këto “strofka” nën “hijen” e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë!

Ngjyrat kishin ndezur çdo cep, shtëpitë pikonin rrush, ftonj e hurma, banorët te dera shend e verë sa shikonin një të huaj në fshat….

 

Na thanë që sa ishte bërë rruga, kishin ardhur hollandezët, çekët, dikush nëpër shtëpitë e tyre, pa lekë, si miq, e dikush tjetër thjesht duke ngulur çadrat buzë përroit ose buzë rrugës që të çonte në Shebenik…

 

Gjithë kjo bukuri që mund të shijohet me shtatë kilometra rrugë të asfaltuar, duke e kthyer automatikisht fshatin në tur panoramik, pa llogaritur turet në parkun e Shebenikut nga shtigje të pafundme…