Vjen formula e re turistike, që mund t`i japë zgjidhje shtimit të strukturave për turizmin “all inclusive”

March 8, 2021 || views

Delfin Resort quhet kompleksi turistik ku mund të investoni duke blerë një apartament dhe duke e dhënë atë me qira por me të drejtë përdorimi sa herë të doni ju. Apartamenti juaj kthehet në pjesë të një kompleksi turistik të organizuar shumëfunksional, me aktivitetet gjithëvjetor dhe shërbme të plotësuara, që do të funksionojë si një e tërë dhe do të administrohet nga një kompani e vetme. Dhe është kompania “Junik” Sh.P.K. që ka një përvojë mbi 25-vjeçare në fushën e ndërtimve të standarteve të larta, gjithashtu edhe në fushën e turizmit, çka do të thotë se investimi juaj bie në duar të sigurta.

Nëse kjo formulë që do t`jua shtjellojmë pak më poshtë, do të kishte mbërritur më herët në Shqipëri, gjithçka ose shumëçka mund të ishte shpëtuar, qoftë nga ana urbanistike, qoftë nga ana e dobishmërisë, pra e përdorimit

Apartamente të tëra të mbyllura, të braktisura, të vëna në shitje por që nuk i blen kush ose në rastin më të mirë, që përdoren vetëm pak muaj në verë, popullojnë dendur zonat e bregdetit të Adriatikut, kryesisht në zonën Durrës-Kavajë dhe Shëngjin. Më të suksseshmit, i japin me qira të lira, duke shkatërruar kështu edhe tregun e hotelerisë. Por kjo është sidoqofë përdorimi i pronës më shumë si formë mbijetese sesa si formë biznesi. A nuk do të kishte qenë më mirë sikur të gjitha apartamentet e një pallati t`i administronte e njëjta dorë, e cila do t`i mirëmbante, përdorte, t`i jeptë vlerën reale dhe ç`është më rëndësishmja, t`i përdorte gjashtë osë shtatë muaj në vit e ndoshta edhe më shumë, tani që sezoni turistik në Shqipëri ka një shtrirje më të madhe në kohë? Kërkesa e tur operatorëve për akomodim të standarteve të ndryshme është aq e lartë, saqë hotelet aktuale nuk po e përmbushin dot e për këtë arsye shumë prej tyre po shtojnë çdo vit kapacitetin.

Edhe sot, që duket shumë vonë, pallatet e bregdetit mund të kthehen njëfarësoj në struktura akomodimi solide, të administruara nga një dorë e vetme e prapë të zotërohen nga individi. Por duhet që një sipërmarrës i guximshëm t`i marrë në dorë për t`i rikthyer shumicën e tyre në gjendje optimale. Për fat keq deri tani nuk ka dalë ndonjë guximtar kaq i çartur që t`i hyjë kësaj xhungle me sëpatë në dorë, për të përfituar “terren të ri turistik”

Por ka ardhur tashmë një formulë e re

E në pamundësi për të shpëtuar atë që është humbur tashmë, terreni bregdetar shqiptar ende vazhdon të mbillet me ndërtime të reja çdo ditë. Dhe mes kësaj zallamahie, e vetmja mënyrë për ta bërë së paku të dobishme është gjetja e një formule që të përdoren “turistikisht” këto ndërtime të reja që vazhdojnë të mbushin bregdetin. Fatmirësisht formula është shfaqur.

 

Dhe kjo formulë është një formë investimi aq e mirë saqë bën partner në biznes edhe një individ të vetëm, i cili blen një apartament në bregdet. Me një investim fillestar prej vetëm 22 mijë euro mund të blihet një apartament, i cili merret mbrapsht nga kompania ndërtuese, këtë herë me qira, dhe administrohet prej saj si një strukturë akomoduese hoteliere. Me një qira që varion sipas vlerës së apartamentit që ju blini, e cila le të të themi se shkon deri në 5 mijë – 6 mijë euro në vit, ju keni bërë një investim ose aktivitet tregtar, i cili brenda një dekade, ju kthen më shumë se 80% të vlerës që keni investuar, ndërkohë që ju do të vazhdoni ta rijepni atë me qira, duke e kaluar këtë vlerë e duke e kthyer në burim të ardhurash. Nga ana tjetër, ju mund të vazhdoni me merreni me aktivitetin tuaj të përditshëm, duke plotësuar të ardhurat tuaja me burime të tjera.

Pra, nëse e shpjeguam qartë, ju keni blerë një apartament në bregdet, e keni lëshuar me një qira vjetore të cilën e keni të sigurt dhe jo vetëm gjatë sezonit turistik, ndërkohë që nuk ju duhet as ta mirëmbani, as t`i paguani faturat, as ta ruani me sisteme sigurie e as ta mobiloni. Madje ju mund të vini aty sa herë të doni dhe shuma e netëve të qëndrimit do t`ju zbritet nga qiraja vjetore. Apartamenti juaj do të jetë, ashtu si të gjitha apartamentet e tjera pjesë e një kompleksi turistik dhe do të ofrohet si njësi akomodimi brenda këtij kompleksi, ku do të ketë bare, restorante, piceri, pishina, ambiente argëtmi, plazhe, etj. Kjo është një formulë krejtësisht e re, e cila po aplikohet për herë të parë dhe shpresojmë shumë të rezultojë e suksesshme, me shpresën se do t`u japë drejtim ndërtimeve të ardhshme në bregdet.

Ideja vjen nga një kompani që ka më shumë se dy dekada në tregun e ndërtimeve dhe vitet e fundit ka eksperimentuar me sukses edhe në turizëm, në fushën e hotelerisë. “Junik” Sh.P.K është e njohur për tregun e ndërtimtarisë, jo vetëm për standartet por edhe për ndërtimin e veprave publike si shumë shkolla, (Hydajet Lezha, Dom Martin Trushi), Drejtoria e Postës Qendrore, Gjykata dhe Prokuroria e Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës, që mund të themi se janë vepra me arkitekturë të spikatur. Mjafton t`i hidhni një sy investimit të tyre në turizëm, strukturës “Princ Adriatic Resort”, një prej hoteleve me arkitekturën më të bukur në bregdetin shqiptar, për të kuptuar ambicien e të ardhmes së kësaj kompanie.

 

Cikli i mbyllur i investimit, i cili merr jashtë por edhe në terrenin shqiptar vetëm lëndën e parë të ndërtimit dhe mobilimit, duke e përpunuar të gjithën vetë, përmes sektorëve të tjerë të kompanisë, bën që vlera e investimit të rritet në standarte maksimale duke e bërë të mundur kërkesën e llogarisë vetëm tek një burim, në rast avarish të ndryshme, si kur prona e ndërtuar është publike por edhe në rastet kur është private. Me një institut projektimi ku inxhinierë të talentuar shpalosin fantazinë e tyre, një ndërmarrje të ndërtimit të mobilerisë, një tjetër të përpunimit të mermerit, dhe plot nënsektorë të tjerë që mbulojnë çdo detaj të fushës së ndërtimtarisë, “Junik” po i shtrin ambiciet e saj gjerësisht edhe në fushën e turizmit, duke sjellë në treg këtë formulë të re investimi që quhet “Delfin Resort” e që ju jep mundësinë të blini një pronë në bregdet por edhe e administron atë duke e mbajtur të gjallë e prodhimtare e jo një apartament të dytë me përdorim njëmujor.

Kërkesa e lartë e tregut turistik për akomodim por edhe rritja e standarteve të këtyre kërkesave sjell për rrjedhojë edhe faktin që investimet e viteve të fundit të jenë të gjitha të nivelit katër dhe pesë yje. Në këtë suazë, edhe “Junik” ka menduar që investimin e tij ta ofrojë pikërsht të këtij standarti. Një resort i mirëfilltë me pesë yje, ku çdo fazë e ndërtimit po kalon përmës një cilësie absolute, do të pasohet gjithashtu nga mjedise të standarteve të larta, ku apartamentet e rimarra në administrim, si një kusht i panegociueshëm me blerësin, do të ofrohen si suita luksoze, plotësuar me shërbime të tjera, që i cituam më sipër.

E kuptuat? Dhënia e apartametit me qira pas blerjes, është një kusht i panegociueshëm. “Junik” do të presë me durim blerësin e duhur, atë që ka dëshirë të hyjë në partneritet aftgjatë, që e kupton vlerën e pronës së tij dhe ka dëshirë që ajo të jetë efiçente. Sepse administrimi i tij si një strukturë turistike nuk mund të bëhet përveçse i plotë.

Do të presë me durim thamë?

Në fakt nuk është se do të presë shumë. Kanë mbetur edhe vetëm pak apartamente të lira për shitje. Ata që duhet të nxitojnë, jeni ju, nëse ju duket interesante kjo formulë. Madje në këtë fazë mund të shkoni edhe t`i inspektoni herë pas herë punimet e apartamentit tuaj.
Dhe këtë verë, mund të filloni të shijoni frytet e para.

Sepse në maj të këtij viti, “Delfin Resort” do të çelë dyer për turistët, duke i dhënë udhë njëkohësisht një epoke të re investimi në turizëm, e cila në mungesë të resorteve të mirëfillta, shpresojmë të përmbushë në të ardhmen kërkesën në rritje për kapacitete turistike.

Po ti, ke dëshirë të investosh në të ardhmen tënde në këtë fushë?