UNESCO takim për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore, Shqipëria për herë të parë në panelin kryesor

6 Gusht, 2019 || 462 views

UNESCO takim për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore, Shqipëria për herë të parë në panelin kryesor

Nga Klotilda Saraçini

TIRANË, ATSH/- Në qytetin e Brestit në rajonin e Bretanjës në Francë, nga 17-19 qershor u zhvillua takimi mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore nënujore organizuar nga UNESCO.

Ky takim ka mbledhur ekspertë, studiues dhe politikbërës nga e gjithë bota për të përcaktuar hapat dhe politikat mbrojtëse të pasurive botërore nënujore.

Në panelin kryesor të takimit krahas Ministrit të Kulturës të Francës dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Unesco-s është vendosur Auron Tare, kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë botërore nënujore.

Shqipëria renditet shumë lart për zbulimet nënujore. Gjiri i Vlorës, Sarandës, Durrësit, Ksamilit, Karaburunit, Sazanit e deri në afërsi të Zvërnecit, përpos bukurive natyrore, fshehin relike të shumta të një rëndësie të veçantë historike. Zbulimi i këtyre pasurive nënujore me vlera të mëdha është në të mirën e Shqipërisë, si atraksione turistike./k.s/ /a.g/