Ulet charteri i i parë nga Ukraina, bashkë me Bjellorusinë, dy linja turistike/ Qindra turistë nga Ukraina zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e parë për këtë sezon

26 Qershor, 2020 || 747 views

TIRANË, 26 qershor/ATSH / Rreth 157 turistë nga Ukraina që kanë zgjedhur brigjet shqiptare për të kaluar pushimet verore mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

Ky është çarteri i pestë me turistë të huaj që kanë mbërritur gjatë muajit qershor në vendin tonë, ndërsa autoritetet thonë se të tjerë çartera do të zbresin në Rinas në ditët në vijim.

Mbërrin charteri i parë nga Ukraina, nga ALER Group. Me tri ose katër fluturime në javë, kompanitë turistike do të synojnë që sezoni i fluturimeve të mbyllet në fund të tetorit. Përveç Ukrainës, ALER Group mundëson që prej 12 qershorit edhe dy fluturime në javë nga Bjellorusia. I radhës mbërriti sot pasdite.

 

Ndërsa fluksi i turistëve të huaj vjen në rritje, ministri Klosi u ka bërë thirrje të gjitha njësive akomoduese të zbatojnë me rigorozitet protokollet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Shtimi i fluksit të turistëve duhet të na bëjë më të kujdesshmëm për të zbatuar protokollet shëndetësore”, deklaroi Klosi.

Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes kombëtare.

Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit ndërkombëtarë të udhëtimit.

Për shkak të COVID-19, ku industria turistike është ndër më të goditurat, autoritetet po punojnë për të gjetur forma të reja të rivënies në punë të industrisë turistike me kapacitet të plotë.

Një ndër to është edhe apeli që po bëjnë autoritetet qytetarëve shqiptarë të kalojnë pushimet këtë vit në Shqipëri. “Unë rri në Shqipëri”, është motoja e kësaj vere në kushtet e pandemisë COVID-19./a.gjonaj/ /a.a/r.e/