Turistët e parë në krahinën malore të Kurveleshit të Sipërm, në Tepelenë

7 Qershor, 2020 || 1023 views

Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Një grup policësh çekë të misionit europian Frontex-t të kufirit ishin turistët e parë në krahinën malore të Kurveleshit të Sipërm në rrethin e Tepelenës.

Grupi eksploroi Kanionin e Lekdushit, Ujëvarën e Peshturës, Livadhet e Llufes së Nivicës, fshatrat Progonat, Gusmar dhe Rexhin.

Krahina e Kurveleshit shtrihet në një sipërfaqe rreth 700 km katrorë e ndarë në Kurveleshin i Sipërm dhe i Poshtëm, të pasur me histori, tradita, produkte tipike, peisazh të papërsëritshme, natyre të mrekullueshme e njohur edhe për trimëri e heroizëm në shekuj./k.s/ /a.g/