Troshani, fshati ku shkruante Fishta sot një atraksion turistik

29 Dhjetor, 2022 || 62 views

Një fshat pak i njohur në Lezhë, është ai që gjendet në zemër të Zadrimës. Kjo zonë është e njohur si popullsi që e ka ndjekur veprimtarinë fetare dhe përpara se të kalosh ditën në fshat, ajo që duhet të vizitosh pikë së pari është “Kuvendi Françeskan”.

 

Aty ku at Gjergj Fishta, qëndroi deri në fund të jetën së tij. Ku shkruante ai? Shqipëria ishte vend misionesh, por kishte shumë pak fretër. Për këtë arsye u zgjodh fshati Troshan, si vendi ku historisë do i shtohej dhe një kolegj. Sot, monument kulture! At Vitori, rrëfen në “Fshatrat e Shqipërisë” zanafillën e së gjithës kësaj. Si e siguruan lejen për të ngritur etërit dhe kishën e “Zojës së Papërlyme”? Pasi lë kuvendin, Ilnisa Agolli na tregon jetën e banorëve dhe fshatin. Si duket ai?

 

As një orë e njëzet minuta larg Tiranës, mund të hash dhe të flesh kaq mirë sa të çuditeni. Ideja e agroturizmit vjen fare pastër kur do të mësojmë pikëndalesën kryesore aty? Ku mund të drekojmë?

Ç’ofrohet aty? Sa bio janë ushqimet?Troshani, po kthehet në një atraksion turistik edhe për të huajt, sepse ka shumë ferma nga ku mund të ndjekësh gjithë procedurën se si mbërrin tek klienti produkti.

 

Troshani duke qenë reliev më i ngritur se Zadrima ndihmon dhe prodhimet të jenë më të shëndetshme.
Itinerari është fantastik për të kaluar një fundjavë tjetër: Kolegji i Troshanit, një nga qendrat françeskane më të rëndësishme të provincës françeskane në Shqipëri, vizitë në kishën e kuvendit dhe “Shna Ndojit” dhe fermat. Po tjetër? Shihni episodin më poshtë.