Tripadvisor: Saranda e dyta në destinacionet turistike të 2020-ës
1 Maj, 2020 || 1347 views
Nga Arian Jorgaqi
TIRANË, 30 prill /ATSH/ – Faqja e njohur e udhëtimeve turistike “TripAdvisor” ka nxjerrë listën me 25 destinacionet më të mira në botë, që i sugjeron për t’u vizituar këtë vit. Në renditjen e saj, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, ndër desntinacionet e reja që duhet vizituar gjatë vitit 2020, sipas https://tripadvisor.mediaroom.com/.
Vlerësimi bëhet sipas destinacioneve që panë rritjen më të madhe të vlerësimeve pozitive dhe sipas kërkesës së turistëve.
25 destinacionet më të reja në botë sipas “TripAdvisor” janë si më poshtë:
- Kaliningrad, Rusi
- Sarandë, Shqipëri
- Bejrut, Liban
- Luxor, Egjipt
- Naoussa, Greqi
- Ishulli Rugen, Gjermani
- Ishulli Phu Quoc, Vietnam
- Monopoli, Itali
- La Paz, Meksikë
- Curaçao, Karaibe
- Ile d’Oleron, Francë
- Guayaquil, Ekuador
- Tulsa, Okla., SHBA
- Ipswich, BM
- Franschhoek, Afrika e Jugut
- Tangier, Marok
- Takamatsu, Japoni
- Cala d’Or, Spanjë
- Petropolis, Brazil
- Antwerp, Belgjikë
- Mirissa, Sri Lanka
- Alvor, Portugali
- Winnipeg, Kanada
- Darvini, Australi
- Agra, Indi./ a.jor.