Travel Magazine 12 – në treg që nga fillimi i Dhjetorit, me destinacionet më të mira dimërore shqiptare

6 Gusht, 2019 || 355 views

Travel Magazine 12 - në treg që nga fillimi i Dhjetorit, me destinacionet më të mira dimërore shqiptare

Ky numër special i revistës Travel është i gjithi për të mos u humbur, për arsyen e thjeshtë se në të është prezantuar e gjithë oferta turistike dimërore e Shqipërisë. Do të jetë një numër që sa herë të doni të planifikoni pushime për fundjavat tuaja, mund t’i ktheheni përsëri e përsëri, për të zbuluar çdoherë një destinacion të ri, një aventurë të re!!!
Ndër të tjera, në këtë numër do të lexoni:
Panairi i Turizmit Dimëror – një dallëndyshe në dëborë
Mirëse vini në Arbanasi – nga Lina Ivanova
Nëpër Tiranën e pesë kontinenteve
Dajti – thirrja e përhershme e dëborës – nga Flora Xhemani Baba
Turizmi dhe edukimi profesional – nga Blerina Ago
Përshëndetje nga Tetova, qyteti me bukuritë përrallore të Sharrit
Ohri – qyteti i përjetshëm