THESARET ARTIZANALE të fshatrave grekë

16 Janar, 2023 || 75 views

Zanati dhe gjërat e thjeshta të fshatit janë ato cfarë më tërheqin më shumë.
Shumë nga shkrimet e mia kanë qenë gjithmonë të fokusuara tek përpunimi i leshit shqiptar, të cilin e adhuroj dhe e vesh çdo dimër.

Megjithatë këtë herë desha t’ju përcjell pak nga jeta e artizanëve të Greqisë!

Edhe pse ishte hera e katërt që vizitoja Athinën, këtë herë ishte ndryshe. Shkova drejt e tek gjërat që kisha me përzemër dhe shijova punimet e mahnitshme të dorës që ofron Athina.

 

 

Universiteti, bota e librave dhe e zejeve.

Në Plaka, nën hijen e Akropolit, ku të gjithë pimë verë të shijshme dhe hëngrëm ushqim grek, hasa në vendin tim të preferuar.
The LOOM (TEZGJAHU).

Një biznes familjar që merret me artizanatet më të vjetra të Greqisë. Një pjesë e një parajse.

Por çfarë e bën të ndryshme “The LOOM”? Stafi i tyre, kryesisht familjarë, të cilët janë të mirinformuar për produktet dhe origjinën e tyre si dhe për pjesët që zgjidhen për punime artizanale, mbajnë gjallë traditën e punimit të leshit në tezgjah, pikërisht sipas këtyre mënyrave të vjetra.

Nëse shikoni me kujdes pjesët, do të vini re gjurmët e imta të trashëgimisë ortodokse, shegën dhe historinë e jetës së ullinjve. Disa prej tyre janë FLOKATI, tapeti tradicional nga leshi i deleve dhe i njohur lokalisht si VELEGA.

 

 

Mbulesat e jastëkëve të bëra në Meteora nga murgjit ortodoksë dhe qilimi KILIM i bërë në ishullin Kythira.

Pasi u largova nga Shqipëria për të eksploruar më shumë, ishte një nder të lidhesha me rrënjët e grave greke dhe të mësoja sërish të gjitha këto.

 

 

Mjeshtëria është kaq e rrënjosur dhe Shqipëria dhe Greqia kanë një histori kaq të thellë dhe të gjatë nga gratë e tyre të mahnitshme. Nëse mësoni të kqyrni me kujdes punën e tyre, do të kuptoni kulturën e njerëzve dhe origjinën e tyre.

Artizanati në Greqi është i përhapur në të gjithë ishujt grekë dhe është ende shumë në prodhim çdo vit. Mos e humbisni kur te jeni në Plaka!